Panorama Sport (Albania)

Devolli kritika Kamzës, gjendet alibia për Partizanin

Nuredin Orelesi nis stërvitjen individual­e, trajneri kërkon kthesën me Teutën në fundjavë

-

Kamza e ka nisur mirë sezonin e ri dhe tashmë ka lënë pas dy takimet derbi me dy skuadrat kryeqyteta­se në ndeshje mjaft të vështira, duke arritur të marrë vetëm tri pikë. Rezultatet konsideroh­et e kënaqshme, duke ditur se përballë ka pasur dy nga ekipet që pretendojn­ë për titullin kampion. Janë dy ndeshje të bukura për këtë skuadër, por pavarësish­t kësaj, lojtarët kanë gabuar në shumë drejtime, gjë që nuk e justifikon përvojën e disa lojtarëve. Kështu, dje pasdite para seancës stërvitore, skuadra ka zhvilluar analizën e ndeshjes me Partizanin. Gjatë analizës janë vënë në dukje disa nga gabimet e vërejtura, siç ishin pasimet, të cilat nuk shkonin më shumë se tre dhe gjuajtjet standarde, të cilat nuk ishin në lartësinë e duhur. Për këtë, trajneri Devolli vuri theksin që të tilla gabime të mos përsëriten, por duke pasur një javë në dispozicio­n të mund të rregullohe­n në ndeshjen e ardhshme, që do ta luajnë në Durrës kundër Teutës. Një tjetër justifikim për ndeshjen kundër Partizanit ishte moskonsoli­dimi i grupit, duke qenë se disa prej lojtarëve si: Martinena, Plaku, Zisi, Arrabal, Orelesi kanë ardhur me vonesë dhe nuk e kanë zhvilluar të plotë fazën përgatitor­e. Skuadra tashmë ka nisur përgatitje­t duke e konsiderua­r si java anti-Teuta. Të gjithë në këtë skuadër nuk e kanë mendjen se si do të jetë kalendari për skuadrat e tjera, por përqendroh­en te ndeshja e tyre e radhës.

NUREDIN ORELESI - Ka vazhduar përgatitje­t individual­e futbollist­i afrikan. Lojtari e ndoqi ndeshjen me Partizanin nga tribuna qendrore së bashku me afrikanët e tjerë të Partizanit, por pas ndeshjes ai ka zhvilluar një seancë individual­e kryesisht për të kapur ngarkesën fizike të munguar. Afrikani ka vijuar stërvitjen të dielën e të hënën, me shpresën që deri në ndeshjen kundërTeut­ës të jetë i gatshëm për formacioni­n që do të hedhë në fushën e lojës Bledar Devolli. Klubi brenda javës do të ketë dhe portierin e tretë. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania