Panorama Sport (Albania)

Kushta: Bravo Daja, Flamurtari më bind!

Legjenda vlonjate, elozhe stafit të kuqezinjve: Kisha vite që nuk shikoja një skuadër si kjo

-

Sokol Kushtën e bind ky Flamurtar. Legjenda e futbollit vlonjat, në një postim në faqen zyrtare në "Facebook", është shprehur se në ndeshjen me Kukësin, të gjithë panë një Flamurtar me mentalitet ndryshe. Kushta shprehet se Flamurtari ishte një ekip i vendosur mirë në fushë në ndeshjen me Kukësin, por edhe i fortë fizikisht dhe taktikisht, përballë një kundërshta­ri të fortë si Kukësi. Legjenda e futbollit vlonjat pranon se Flamurtari është një ekip i ndërtuar me vonesë dhe se akoma nuk e ka marrë formën e plotë. "Duke ndjekur ndeshjen, dje (pardje) pashë një ndryshim total mentalitet­i nga vitet e shkuara. Pashë një ekip të vendosur mirë në fushë, një ekip me dëshirë dhe që dinte çfarë kërkonte. Pashë një ekip fizikisht, taktikisht të përgatitur përballë një kundërshta­ri të fortë, më të përgatitur për kampionat. Kukësi nuk qe dobët, por Flamurtari ishte ai që nuk e la të shpaloste asnjë nga cilësitë e saj më të mira. Megjithëse një ekip i ndërtuar me vonesë dhe akoma pa marrë formën e plotë", shprehet fillimisht Kushta. Legjenda e futbollit vlonjat përgëzon punën e stafit teknik me në krye trajnerin Daja. Kushta thekson se paraqitja e Flamurtari­t në ndeshjen me Kukësin i ka lënë shije të mirë. "Më la shije të mirë, kisha vite që nuk shikoja Flamurtari­n të luante me një takim, me krahë, krose, markime dhe gjuajtje. E gjithë kjo punë i përket stafit të ri dhe Dajës. Kjo nisje është një sfidë e bukur për të dhe duhet të vazhdojë kështu të marrë ato frytet që kërkon ai", shprehet Kushta. Në fund, legjenda e futbollit vlonjat ka një vërejtje për fushën e stadiumit. "Një vërejtje për fushën: nuk i takon këtij investimi madhor ajo cilësi fushe, që ndikoi negativish­t në cilësinë e lojës", shkruan Kushta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania