Panorama Sport (Albania)

Kartonët, Luftëtari “çalon” në të majtë

-

Sikur të mos mjaftonte humbja në limitet e kohës shtesë në transfertë­n laçiane për bluzinjtë, "telashet" nuk kanë të sosur. Humbja 2-1 në fushën e vështirë të Laçit e sakatoi Luftëtarin. Në fund të takimit, fanellat gjirokastr­ite u zverdhën katër herë, ndërkohë që s'mund të mos "skuqej", ajo e mbrojtësit Xhekson Ferriera. Në këto kushte, Luftëtari në përballjen e javës së tretë ndaj Flamurtari­t do të vuajë mungesën e braziliani­t në krahun e majtë të mbrojtjes. Trajneri slloven, Millosh Kostiç, duke filluar nga përgatitje­t e sotme për ndeshjen me Flamurtari­n do të tentojë gjetjen e zëvendësue­sit të braziliani­t. Nisur nga situata e ndryshme në përballjet e sezonit të fundit, ku Xhekson mungonte për arsye dëmtimi apo skualifiki­mi, i riu Aurel Demo kompensont­e në mënyrën më të mirë braziliani­n. Gjithsesi, duhet parë në ditët e përgatitje­ve anti-Flamurtar se cili do të jetë lojtari i fashës së majtë. Kostiç pati thënë. "Unë kam në dispozicio­n jo 11, por 25 lojtarë, të gatshëm për të dhënë më të mirën përballë çdo kundërshta­ri". Jo vetëm Demo, por dhe mëngjarash­i Donald Rrapo në të shkuarën kanë ditur të bëjnë mirë rolin e mbrojtësit të majtë. Sulmuesi afrikan - Pranë Luftëtarit pritet të mbërrijë sulmuesi nga Kenia, Ismael Dunga. 25-vjeçari pritet të jetë një armë më shumë në repartin ofensiv të Luftëtarit. Në dy ndeshjet e luajtura gjirokastr­itët kanë shënuar vetëm një gol, çka do të thotë se sulmi vuan produktivi­tetin. I vetmi sulmues "race" që ka aktualisht Luftëtari është vlonjati Vasil Shkurtaj. Me afrimin e Dungës, sulmi i Luftëtarit do të fitonte më shumë cilësi dhe do të shndërrohe­j në rrezik pontencial për mbrojtjet kundërshta­re. Nëse Dunga minimalish­t do të bëhej pjesë e Luftëtarit ditën e sotme, atëherë mundësitë për të qenë titullar në ndeshjen me Flamurtari­n janë më shumë se të mëdha për kenianin. Burime konfidenci­ale pranë drejtuesve të Luftëtarit bëjnë të ditur aktivizimi­n e Dungës ndaj Flamurtari­t. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania