Panorama Sport (Albania)

Takaj: itojmë se jemi seriozë

ritet skerdinja, hehi këmbëngul për d ! mesfushorë "ilësorë në skuadër

- SHKËLQIM HASANI LLAZI SARO

Pas përfundimi­t të takimit KastriotiS­kënderbeu, ku ekipi korçar fitoi pastër me rezultatin 0-3, presidenti i kampionëve, Ardian Takaj, tha për gazetën se Skënderbeu nuk ka ndryshuar, por do të arrijë të shpallet sërish kampion. "E kemi deklaruar se Skënderbeu është aty. Ne nuk i kemi ulur pretendime­t asnjëherë. Skënderbeu nuk do jetë jashtë pretendime­ve për trofeun, pavarësish­t asaj që thuhet. Lojtarët kanë ikur, kanë ardhur prapë... Do të vazhdojmë kështu për më tej. Dy fitore radhaziw Fillimi i mbarë për ne është pjesë e seriozitet­it të Skënderbeu­t. Nuk është viti i parë që e nisim kështu sepse gjithmonë Skënderbeu kështu e fillon. E merr me seriozitet kampionati­n, pasi kampionati është shumë i rëndësishë­m, jo vetëm te ne, por në të gjithë vendet e Europës", tha Takaj për "Panorama Sport" pas ndeshjes. SITUATA N0 K1U2

Dy fitore në po kaq ndeshje në kampionat dhe një në Superkupë nuk janë pak për një ekip që është riformatua­r së fundmi dhe kërkon të konfirmohe­t si kampion në fuqi i këtij sezoni. Gjithsesi, pavarësish­t ndryshimev­e, Skënderbeu i Shehit duket i kompletuar në formacioni­n bazë që hedh në fushë. Këtë e tregon mjaft mirë edhe loja me grintë, por edhe shumë dëshirë për të fituar. Ngërçi i vetëm i kampionëve në fuqi, që drejtohen nga ishkapiten­i bardhekuq, është stoli i rezervave. Me shumë pak alternativ­a për të hedhur në fushë që të ndryshojnë ritmin e një takimi, ku vetëm Lulaj duket se ka potenciali­n dhe eksperienc­ën për të qenë titullar, Skënderbeu mbetet disi i brishtë. Një gjë të tillë e di fort mirë edhe trajneri Shehi, prandaj po kërkon me çdo kusht afrime cilësore për të blinduar më shumë ekipin dhe për ta bërë më jetëgjatë për sa u përket emergjenca­ve që mund të

lindin.

MES3US4A

`eparti i mesfushës duket se është "thembra e Akilit" të këtij ekipi, që gjithsesi nuk po njeh stepje. x ndërtuar aq mirë nga ana e _ rges Shehit, Skënderbeu po jep maksimumin e mundshëm, por është diçka që duket me sy të lirë. { eç Muzakës, Ditës dhe Demtes, me largimin edhe të Nimagës, tani si alternativ­a në mesin e fushës ka pak për të mos thënë aspak. Kjo ka sjellë që Sambou dhe Lulaj në dy takimet e para të përshtaten si mesfushorë para mbrojtjes, me qëllim që t'u japin frymëmarrj­e

titullarëv­e. Jo më kot edhe synimet e trajnerit janë afrimi i dy mesfushorë­ve që do të forcojnë dhe kompletojn­ë këtë repart.

A3RIMET

Që Shehi nuk kërkon thjesht lojtarë për të mbushur ekipin, kjo duket qartë, madje u pa edhe nga skarcimet e bëra nga trajneri bardhekuq, pavarësish­t numrit të pakët të lojtarëve që ka në ekip. Mirëpo, cilësia dhe rritja e konkurrenc­ës është kërkesa kryesore e trajnerit. x tillë është edhe afrimi i Eskerdinjë­s, nëse ndodh. Braziliani ka treguar potenciali­n e tij te Skënderbeu

dy sezone më parë, kur u largua për shkak të "qokave" dhe jo në unanimitet. Shehi një gjë të tillë e dinte mirë, madje aq mirë saqë e priti me krahë hapur kërkesën e lojtarit për t'u kthyer sërish. Me Eskerdinjë­n Skënderbeu dukshëm fiton në cilësi dhe një lojtar që mund të bëjë diferencën në kampin bardhekuq. Pritet tashmë vetëm përgjigjja përfundimt­are nga ana e braziliani­t, teksa ky afrim nuk do të mbyllë përfundimi­sht merkaton në Korçë. Negociatat kanë ecur shumë mirë dhe po punohet intensivis­ht për federimin e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania