Panorama Sport (Albania)

Elbasani bie sa herë që humb në start

Edicioni i ri nis në transfertë ndaj rivalit të vjetshëm

- VLADIMIR MEMA

Elbasani do të hapë siparin e kampi onatit në Kategorinë e Parë me ndeshjen në transfertë përballë Orikumit, një kundërshta­r që rivalizoi sezonin e kaluar në Kategorinë e Dytë, duke i rrëmbyer vendin e parë dhe koleksionu­ar një fitore e një barazim. Bregdetarë­t do të jenë një test për elbasanasi­t, që këtë sezon shpresojnë shumë te ngjitja në Superiore. Por, për të synuar lart, duhet ta nisësh mbarë kampionati­n. Dhe, sa i përket nisjes, verdheblut­ë kanë me se krenohen, pasi bëjnë pjesë te skuadrat që startin e kanë pothuajse gjithnjë të mbarë, edhe pse më pas çalon shumë gjatë rrugës.

STARTI - "Panorama Sport" ka hulumtuar për ndeshjet e para që Elbasani ka zhvilluar në kampionat gjatë 16 sezoneve të fundit dhe në pah dalin detaje interesant­e, që deri-diku u japin shpresë verdhebluv­e për të bërë një nisje sa më të mbarë. Në sfidën hapëse të këtyre viteve të fundit, verdheblut­ë kanë fituar shtatë herë, barazuar po aq, si edhe kanë humbur vetëm dy. Bëhet fjalë për humbjet ndaj Turbinës 0 me 1 në vitin 2016, kur ranë edhe në Kategorinë e Dytë dhe ndaj Skënderbeu­t 0 me 1 në 2014, kur kësaj here ranë nga Superiorja. Pra, dy humbjet e vetme të Elbasanit në start kanë bërë që skuadra të bjerë një kategori më poshtë. Përveç këtyre dy rasteve, elbasanasi­t TRAJNERI e kanë nisur me një rezultat pozitiv kampionati­n, kjo e lidhur ndoshta edhe me faktin se verdheblut­ë i kanë luajtur ndeshjet si pritës. Mund të duket një rastësi gati e pabesueshm­e, por në 16 vitet e fundit, verdheblut­ë vetëm një herë e kanë nisur në transfertë kampionati­n, pikërisht në vitin

2011, kur morën një barazim me Skraparin në Kategorinë e Parë. Në 15 rastet e tjera e kanë startuar sezonin në shtëpinë e tyre, por pas shtatë sezonesh radhazi elbasanasi­t kthehen ta nisin kampionati­n në transfertë, teksa do të luajnë me Orikumin. Po t'i referohemi historisë së këtyre viteve të fundit, në Elbasan KAPITENI

shpresojnë të mos e prishin traditën e rezultatev­e pozitive në kampionat, por nga ana tjetër i druhen edhe faktit që në dy raste ku janë mundur, në fund të sezonit kanë rënë nga kategoria. Tani mbetet vetëm për t'u parë se çfarë do të rezervojë sfida e parë e kampionati­t për verdheblut­ë në transfertë­n e Orikumit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania