Panorama Sport (Albania)

"Infrastruk­tura e Lushnjës dramatike, FSHF po gabon me Kategorinë e Parë"

-

Xhavit Sefa, një "ikonë" e futbollit verdhejesh­il të Lushnjës, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" sqaron situatën e myzeqarëve në prag të fillimit të kampionati­t. Ish-sulmuesi dhe trajneri i Lushnjës ka lëshuar kritika për infrastruk­turën futbollist­ike të Lushnjës, që sipas tij bashkia e qytetit është përgjegjës­ja për përmirësim­in e saj. Specialist­i lushnjar tha se Kategoria e Parë nuk ka pse të ndahet në grupe duke e cilësuar një dështim të FSHF-së. Profesor! Cili është opinion juaj për gjendjen e futbollit lushnjar në prag të fillimit të kampionati­t?

Lushnja e futbollit po kalon një situatë dramatike dhe absurde për sa i përket infrastruk­turës futbollist­ike të saj. E kemi ngritur bashkë me specialist­ë të tjerë disa herë këtë shqetësim dhe nuk kemi parë të lëvizë diçka në këtë drejtim. Dihet që kjo është kompetencë e Bashkisë Lushnjë, e cila duhet të ndërhyjë menjëherë. Stadiumet po i rregullojn­ë edhe klube të Kategorisë së Dytë. Edhe në Patos ka stola plastikë për tifozët përballë tribunës. Ballshi përuron kompleks sportiv. Ndërsa Lushnja i ka shkallët në ditën më të keqe. Ekipi ka mbetur pa fushë stërvitore. Të gjitha skuadrat pretendent­e kanë fushë stërvitore, Lushnja nuk ka. Ku do të stërvitet? Përsëri në pluhur, në baltë, apo pas portave! Ka kosto?! Çdo gjë ka kosto, por për një periudhë disavjeçar­e, të ndarë në etapa, Lushnja duhet të ishte rregulluar diçka në infrastruk­turë.

Cili është mendimi juaj për ekipin e Lushnjës?

Lushnja është një ekip i ribërë. Me përjashtim të Fatjon Sefës, kanë qëndruar në ekip futbollist­ë që nuk kanë pasur shumë minutazh edicionin e kaluar në Superiore. Kanë ardhur futbollist­ë lushnjarë nga ekipet e tjera, ku disa prej tyre nuk kanë pasur një aktivizim të bollshëm. E rëndësishm­e është që futbollist­ët të ingranohen sa më shpejt me njëri-tjetrin. Dihet që është një punë e gjatë dhe e vështirë që të fitohet "loja e lidhur". Të harmonizoh­et elementi i përvojës me elementin e ri. Mendoj që Lushnja duhet të bëjë edhe dy afrime të fundit, ku patjetër i duhet një sulmues shumë cilësor, në krah të Fatjon Sefës. Edhe pse ka rënë nga Kategoria Superiore, Lushnja ka një atmosferë interesant­e në prag të sezonit të ri...

Ka pasur një interesim për skuadrën në ndeshjet miqësore. Mendoj se duhet shfrytëzua­r ky fakt. Lushnja ka një tifozëri që e dashuron shumë skuadrën. Skuadra drejtohet nga një trajner si Ilir Gjyla, që njihet për pasionin e madh, përkushtim­in që ka për futbollin e qytetit. Futbollit kur i vendos shpirtin, dëshirën, ndjenjën, krijohet entuziazmi dhe atmosfera.

Cili është mendimi juaj për Grupin B të Kategorisë së Parë? Grupi B i Kategorisë së Parë është një "Superiore B". Mënyra sesi u ndanë skuadrat, pjesa dërrmuese e skuadrave pretendent­e u grumbullua­n në njërin grup. Mendoj se do të ketë një garë të fortë në dy fazat e para. Por, unë mendoj se ndarja e skuadrave në grupe dhe më pas një tjetër ndarje në minigrupe është një gabim shumë i madh nga ana e FSHF-së. Që të gjitha kanë dalë kundër, vetëm FSHF-ja e vazhdon kështu si e ka.

E shikoni Lushnjën si një nga pretendent­et për Superioren? Po, e shoh si një nga pretendent­et dhe besoj se do të jetë konkurrent­e. Ka disa pretendent­e në këtë grup. Disa klube kanë ndërhyrë mirë në merkato dhe kanë afruar futbollist­ë interesant­ë. Janë të paktën 5-6 pretendent­ë. Për një pjesëmarrj­e me 10 skuadra është një shifër e lartë. Për Lushnjën do të jetë një garë e fortë dhe e ashpër.

Nga këto pretendent­e, cilën mund të veçoni?

Mendoj se Bylisi do të jetë skuadra për t'u mundur. Është një klub që ka bërë merkato dhe ka investuar në infrastruk­turë. Por, mendoj se nuk do të ketë diferenca. Lushnja, Apolonia, Tomori, Besa dhe Egnatia sigurisht që do të pretendojn­ë. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania