Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Sherri qëndron besnik

"Detyrë morale që ta rikthejmë ekipin ku i takon, kam besim te ky grup lojtarësh"

- ADMIR URUÇI

Alen Sherri, portieri i ekipit të Vl laznisë, ka shprehur besnikërin­ë e tij ndaj kuqebluve, të paktën edhe për këtë sezon. Ai u evidentua si titullar një sezon më parë në Kategorinë Superiore. Pavarësish­t se ende nuk është ulur për të diskutuar, ashtu siç pritet të bëjnë edhe shumë nga titullarët e sezonit të shkuar, Sherri e ka vendosur për të ardhmen e tij. "Nuk po shikoj asnjë ofertë apo atë që do të më ofrojë edhe klubi, tani jam i vendosur për të vijuar punën time te Vllaznia. Unë i falënderoj të gjithë ato që më kanë bërë ofertat e tyre, por them se është më mirë që edhe këtë vit të jem pjesë e kësaj skuadre. Ashtu siç edhe patëm fatin PËRFORCIME­T

e keq që të ishim pjesë e asaj skuadre që ra nga kategoria, ashtu dëshiroj që të kem edhe fatin e mirë që të kontribuoj me punën time që të ngjitet në Kategorinë Superiore. Kjo periudhë natyrshëm do të më vlejë edhe për rritjen time profesiona­le", është shprehur Sherri.

Skuadra - Sherri ka folur edhe për përgatitje­t që po bën skuadra në këtë periudhë. "Mendoj se skuadra dhe unë gjithashtu po e marrim veten nga dita në ditë. Kemi nisur pak me vonesë punën, por kjo nuk do ta na pengojë që të marrim formën e duhur. Pavarësish­t se të gjithë thonë se duhen edhe lojtarë të tjerë, unë jam ndër ato që besoj te ky grup. Ne mund të arrijmë atë që dëshirojmë në këtë sezon", vijon gardiani.

Objektivi - Ndërsa i pyetur se cili është objektivi që skuadra ka për këtë sezon, portieri është shprehur prerazi: "Nuk

kemi asnjë objektiv tjetër veç ngjitjes në Superiore. Nuk ka asnjë dyshim se për ne nuk ka asnjë objektiv veç ta kthejmë këtë klub aty ku i takon, në ekipet elitare të vendit. Por, edhe ne e dimë mirë se nuk do ta kemi të lehtë. Nuk duhet që të mendojmë që tani që e kemi

të lehtë se do të gabohemi, por ne jemi pretendent­ët kryesorë dhe kjo nuk diskutohet. Thonë që Kategoria e Parë është më e ashpër se Superiorja, por mendoj se nëse bëjmë mirë punën tonë, gjërat do t'i kemi më të lehta", ka deklaruar Alen Sherri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania