Panorama Sport (Albania)

Goli i parë, Ronaldo a nevojë për Dibalën

E pranoi edhe legri, Juvja më pak cilësore pa argjentina­sin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ronaldo nuk shënon prej 180 minutash, është ky "problemi" i dy fitoreve të para të Juventusit në kampionat. Tri pikët ndaj Lacios e gëzuan tej mase, teksa në konferencë­n për shtyp që pasoi ndeshjen e së shtunës, Maks Alegri kërshërinë e gazetarëve mbi partnerin ideal të Kristiano Ronaldos e shoi për një batutë: "As e di fare, do bëjmë short për formacione­t e javëve në vijim".

NË KËRKIM - Teksa dihet që nuk ka asnjë shans që titullarët të zgjidhen në këtë formë, Alegri edhe një herë tjetër u tregua i aftë të shfrytëzoj­ë potenciali­n ofensiv që ka në dispozicio­n në varësi të rivalit. Larminë e zgjedhjeve të trajnerit bardhezi e analizoi më së miri tekniku i Lacios, Simone Inzagi, i cili të shtunën deklaronte: "Juvja mund të mbajë në stol Dibalën, Kuadradon dhe Daglas Kostën, e përsëri të fitojë". Në daljen e parë sezonle të "Zonjës së Vjetër", formacioni përfshinte Kuadradon, Dibalan, Kostën dhe Ronaldon, ndërsa një javë më pas, i vetmi që ruajti vendin ishte portugezi në krahët e të cilit u rreshtuan Manxukiç dhe Bernardesk­i, sinjale të qarta këto që Alegri po kërkon formulën e duhur në dobi të blerjes 100 milionë euroshe të verës.

I ZHGËNJ ER POR I ETË - Deri në mbërritjen e Rolandos, "La Joya" ishte ylli i Juventusit. Një vit më parë, numri dhjetë bardhezi gjente golin e parë sezonal në javën e tretë të kampionati­t, teksa këtë vit mund të përsëritet rituali. Edhe ndaj Lacios, argjentina­si ishte provuar titullar deri të premten, por në mëngjesin e së shtunës, Alegri ndryshoi mendje, diçka që i ndodh shpesh. Sipas burimeve brenda klubit, në momentin e parë, Dibala nuk e priti mirë përjashtim­in, por fillimisht Alegri e më pas tifozët (kur doli për nxehje) bënë që trishtimi i tij të largohej. Humori i tij ishte stabilizua­r përfundimi­sht pas ndeshjes, kur u pikas duke bërë shaka në rrjete sociale me Huan Kuadradon.

ÇIFT I NAT RSHËM -Më pak teknik e më shumë fizik, Manxukiç është një "shpatull" e denjë për Ronaldon, teksa gjatë ndeshjes mes të dyve u panë disa kombinime interesant­e. Fakti që portugezi nuk po gjen golin, ka bërë që Alegri të shprehë hapur nevojtar për cilësinë e Dibalës, shpikjet e të cilit

mund të rezultojnë vendimtare për CR7 në kërkim të golit. Edhe stërvitjet në Kontinasa kanë treguar sinjale inkurajues­e mbi raportin e dy yjeve në stërvitje, teksa konfirmimi duhet gjetur në fushat e Serisë A. "Përjashtim­i" i Dibalës mund të ketë qenë një mënyrë e trajnerit për ta nxitur lojtarin, teksa ndaj Parmës në fundjavë parashikoh­et një rreshtim 42-3-1 dhe një rikthim i numri 10 nga minuta e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania