Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Dominuam për një orë, fajet ishin... argjentina­se

Në pritje të Romës, trajneri analizoi disfatën e "San Paolo"-s

-

Pas ditës pushim të akorduar nga trajneri, Milani u rikthye dje në stërvitje në "Milanello". Xhenaro Gatuzo, duke folur për televizion­in e klubit, iu rikthye edhe një herë përmbysjes dramatike të së shtunës duke analizuar anët negative dhe pozitive të përballjes me Napolin. Cilat janë aspektet pozitive dhe negative të ndeshjes me Napolin?

Zotëruam fushën për thuajse një orë dhe i vumë jo pak në vështirësi. Më pas, me golin e tyre të parë, lëshuam terren dhe ky është pengu më i madh nga takimi i së shtunës. Nuk mund të "braktisim" fushën sapo pësojmë një gol. Duke mos pasur lojtarë me karakter të

madh sepse jemi ende të rinj, duhet që të gjithë, përfshirë edhe mua, të japim diçka më shumë. Mendoni se skuadra juaj ka një linjë mbrojtëse shumë të ulët? Nuk më duket ashtu. Kur luajtëm në 20- 25 metra Napoli nuk na hapi probleme. Pas 1-2, reshtëm së luajturi në grup dhe secili bënte sipas qejfit. Me atë sjellje

normal që ndëshkohes­h. Çfarë duhet korrigjuar sipas jush?

Duhet të punojmë akoma më shumë me mentalitet­in sepse ndeshjet interpreto­hen në grup dhe jo individual­isht. Jemi një grup me elementë të fortë dhe thjesht duhet të përmirësoh­emi në disa aspekte, në të cilat kemi

gabuar. Kam nevojë për pak kohë, por njëkohësis­ht jam i vetëdijshë­m që nuk kam shumë. Kush gaboi në golin e parë, pasi opinioni është i ndarë mes Bilias dhe Muzakios? Jemi një skuadër që i përfshin të gjithë lojtarët kur ka topin në zotërim dhe jo vetëm Bilian. Goli i pësuar ( 1- 2) nuk është vetëm një gabim nga ana e Lukasit, por edhe nga Mateo (Muzakio), i cili fare mirë mund të kishte pasuar edhe te portieri. Jemi vetëm në fillim dhe gabimet janë të pranueshme.

Si e vlerësoni ndeshjen e Gonzalo Higuainit?

Jam shumë i kënaqur me ndeshjen e tij, megjithëse mund ta kishim shërbyer më mirë. Dy golat janë edhe meritë e tij sepse bëri lëvizjet e duhura në dobi të shokëve. Ai është shumë i rëndësishë­m për dhe ne mund t'i japë edhe më shumë skuadrës.

Cili është mendimi juaj për blerjet e reja?

Idetë janë të qarta, por edhe lojtarët kanë nevojë për kohë ambientimi. Edhe Bakajoko tregoi disa elementë të mirë, por ende nuk është përshtatur me konceptet e mesfushës tonë. Laksalt u paraqit mirë me vrapimet dhe dinamikën e tij, ndaj e them me bindje se të ardhurit e kanë përforcuar ekipin.

A mund të premtoni një rezultat pozitiv për ndeshjen me Romën?

Duhet ta përgatisim dhe ta luajmë mirë sepse Roma është një skuadër shumë e fortë. Nga ndeshja me Napolin le të marrim elementët pozitive sepse nuk janë të paktë dhe të analizojmë më pas se ku gabuam, në mënyrë që të korrigjohe­mi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania