Panorama Sport (Albania)

Spaleti me start si i De Bur, por ul tonet me skuadrën

Një pikë në dy ndeshje, por trajneri zgjedh dialogun

-

Dy ndeshje, 180 minuta, 1 pikë: vetëm De Bur e kishte nisur kaq keq. Starti sezonal i Interit nuk i ka respektuar aspak pritshmëri­të e lindura në fazën përgatitor­e: rrallëherë në historinë e tyre zikaltrit e nisnin kampionati­n me vetëm një pikë në dy javët e para. I vetmi që ka pasur "sukses" është Frenk de Bur: holandezi dy vite më parë nuk mori pikë të plota në dy sfidat e para.

MAKTHI DE BUR - Një emër, ai i De Bur, që nuk ka lënë një kujtim të bukur te populli interist. Ndoshta edhe për shkak pikërisht të startit të kampionati­t të dy sezoneve më parë: pas humbjes 2-0 në "Bentegodi" kundër Kievos, në javën e dytë u barazua kundër Palermos. Atë nëntor, statistika­t e holandezit ( 7 humbje në 14 ndeshje) shtynë klubin ta shkarkonte e ta zëvendëson­te me Piolin. Përpara De Burit, ka ndodhur edhe me Gasperinin: në sezonin 2011' 12, pavarësish­t se në drejtim të një skuadre ku luanin shumë pjesëtarë të "Tripletës", e nisi me një humbje (4-3 në Palermo) dhe një barazim ndaj Romës ( 0- 0). Megjithatë, në 35 vitet e fundit një tjetër trajner ka pasur rezultate edhe më zhgënjyese: në sezonin 1983-'84, Interi i Radiçes e nisi me dy humbje kundër Sampdorias e Lacios. Në fund, por vetëm falë një "shtylle kurrizore" të fortë të ndërtuar nga Altobeli, Bergomi, Bepe Barezi, Marini e Bekalosi, skuadra e mbylli kampionati­n në vendin e katërt që vlejti një vend në Kupën UEFA. TORINO, ÇFARË SHPËTON- Aspektet pozitive kundër Torinos, megjithatë, mbeten: golat e Perisiç dhe De Vraj, Ikardi që del nga zona për të ndihmuar në manovër. Shqetësojn­ë statistika­t e pjesës së dytë: "Demat" prekën 16 herë topin në zonën interiste, vetëm 5 lojtarët e Spaletit; Ikardi me shokë nuk arritën më të mbanin topin dhe u shtua me shpejtësi edhe numri i pasimeve të gabuara (131); zotërimi i topit: 63.3 për qind në pjesën e parë, 42.6 pas pushimit. DIALOG - Dje nuk pati ditë pushimi, Spaleti e vendosi menjëherë pas barazimit. Interi u rikthye menjëherë në punë dhe trajneri, që të dielën në konferencë­n për shtyp post-ndeshjes u shpreh se "duhet të rigjejmë vëmendjen", foli me skuadrën. Më shumë se një përballje, pati një bisedë jo shumë ndryshe nga ato që zhvillohen pas ditës së kampionati­t. Pa video: gabimet e kryera në "San Siro" në pjesën e dytë do studiohen përpara transfertë­s në "Dall'Ara". Kalendari, që mund të japë një dorë, është lajmi i mirë i javës: Bolonja e Parma janë kundërshta­rë përballë të cilëve Interi nuk mundet më të gabojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania