Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar: "San Siro" magjepsës, idhulli im Ronaldo "Fenomeni"

-

U rikthye në "drejtimin" e mbrojtjes së Interit në javën e dytë të kampionati­t, pavarësish­t se skuadra zikaltër nuk arriti të dalë me fitore nga "San Siro" ndaj Torinos (2-2). Nuk mungoi për asnjë minutë sezonin e kaluar, por mbrojtësi sllovak u detyrua të ngrinte "flamurin e mardhë" për shkak të një problemi fizik në ndeshjen debutuese, ku skuadra e Spaletit u mposht 1-0, në "Mapei Stadium" nga Sasuolo. Dhe pikërisht emocionet e lidhura me stadiumin "Meazza" kanë qenë tema kryesore e prekur nga 23-vjeçari, që është rrëfyer në një intervistë të gjatë për "InterTV": u zbardh të dielën, ditën e sfidës dhe në media nisi të publikohej ditën e djeshme.

Çfarë do të thotë për ju Inter dhe cilat kanë qenë ndjesitë e para kur patë "San Siro"-n?

"San Siro" është një stadium që të lë pa frymë, vërtet. Të jep një ndjesi unike. Kujtoj herën e parë që erdha këtu, si kundërshta­r. Nuk rezistova. Më pushtoi ndjesia se kisha hyrë në një stadium fantastik dhe nisa të sillesha si turist: me aparat në dorë, bëja vetëm fotografi dhe "selfie". Mund të thuhet që futbolli ka qenë disi në fatin tuaj? Ku kanë qenë hapat e parë në këtë botë? Në fakt, po. Si dhuratë të parë për Krishtlind­je kam marrë, kur isha 5-6 vjeç, një top futbolli… Fillesat? U largova nga shtëpia kur isha 12 vjeç dhe e kam nisur si sulmues.

E kujtoni herën e parë në stadium?

Ishte një ndeshje e përfaqësue­ses: Sllovaki-Republikë Çeke. Shkova me gjithë familjarët e mi, e kujtoj tërësisht atmosferën: futbolli i madh ishte aty, pak hapa larg meje: diçka e jashtëzako­nshme, e vështirë për t'u përshkuar me fjalë.

Çfarë rëndësie kanë ngjyrat zikaltër? Keni pasur një idhull në vegjëli?

Interi është një "top" skuadër, për mua do të thotë shumë. Kur isha i vogël ëndërroja të luaja në një skuadër të madhe: kur vesha këtë fanellë bëra të mundur që dëshira ime të realizohej, madje u shumëzua me njëmijë. Për më shumë, rikthimi në Ligën e Kampioneve është diçka fantastike për mua dhe tifozët. Idhulli im? Kur kam nisur të luaj bëja sulmuesin, siç thashë. Dhe idhulli im ishte Ronaldo "Fenomeni", ai i Interit.

Jeta jashtë fushës, hobi, muzika e preferuar: çfarë bën Shkrinjar?

Dëgjoj mbi të gjitha muzikë sllovake, por më pëlqejnë edhe "JAX", "Fedez" e "Sfera Ebbasta" (këngëtarë rap italianë, i fundit grup po italian): janë ritëm dhe më karikojnë atëherë kur duhet. Ushqimi im i preferuar? Pasta me pesto, është pjata e parë italiane që preferoj më shumë në absolut. Më pëlqejnë edhe "halusky"-t, një ushqim tipik i zonës sime (Ziar, Sllovaki). Hobi? Të fle, ndoshta. Të pushoj (qesh).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania