Panorama Sport (Albania)

Modriç në stres, Interi bën gati një tjetër “sulm”

Pista mund të rihapet në merkaton e janarit

- Përgatiti: LEDIO NASE

ri ndeshje zyrtare nga starti sezonal i Realit të Madridit: dy në La Liga (të dyja fitore, ndaj Getafes në debutim dhe të dielën ndaj Gironës); plus Superkupa, e humbur, ndaj Atletikos së Madridit (4-2). Luka Modriç, ndërkaq, pret akoma të parën si titullar. Ndoshta fakti që kroati që po qëndron në stol mund të jetë edhe pasojë e rikthimit të vonë në përgatitje (vetëm një ditë përpara përballjes ndaj "Colchonero­s"), por edhe një ndëshkim i denjë nga një "komandant" si Florentino Perez.

ËNDRRA VERORE - Siç dihet, Reali i Madridit dhe Interi, nuk kanë pasur një raport të qetë gjatë kohëve të fundit: në fakt, kreu i madrilenëv­e kërcënoi se do ndiqte rrugë ligjore, përmes avokatëve, me klubin zikaltër, pasi kanë kontaktuar me lojtarin 1 vit përpara se këtij të fundit t'i skadojë kontrata ( nëntorin e ardhshëm), ndërsa rregullorj­a e FIFA- s parashikon që bisedimet të nisin së paku gjashtë muaj më parë. E njëjta gjë edhe për menaxherët e kroatit, që mendohet të kenë qenë pjesë e "misionit" për të dërguar mesfushori­n në Milano. Interi zgjodhi rrugën e heshtjes, duke lënë të kuptohet që në këtë mes nuk ka asgjë të vërtetë. Ëndrra "Modriç", sidoqoftë, u përkëdhel deri në fund të merkatos verore nga zikaltrit dhe ky është fakt.

POR, NË JANAR… - E nuk është e thënë që ëndrra të jetë shuar. As pasi vetë Modriç dje, në "Instagram", postoi një foto gjatë stërvitjes me diçiturën "prej 6 vitesh në klubin më të madh në botë": Interi, në fakt, mund të rikthehet sërish aktive në merkato pas gjashtë muajsh, në pritje të risive mes lojtarit dhe klubit spanjoll. Veçanërish­t nëse do jetë në luftë për objektiva të rëndësishë­m, si titulli, apo në një fazë të avancuar të Champions-it. Në të kundërt mund të ridiskutoh­et pas mbylljes së sezonit, kur Modriç të ketë përfunduar kontratën me Realin. Gjithmonë nëse Perez nuk do gjejë strategjin­ë për ta "prangosur" në Madrid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania