Panorama Sport (Albania)

Bajerni, në sulm për Julian Draksler

Drejtuesit kërkojnë të gjejnë një zëvendësue­s pas dëmtimit të Kingslei Koman

-

Merkato në klubin e Bajernit mund të konsideroh­ej si e mbyllur nga shumë tifozë gjermanë. Por, tani gjërat duken ndryshe, pas dëmtimit të mesfushori­t me tipare sulmuese, Kingslei Koman, drejtuesit e skuadrës kampione të Gjermanisë mund të detyrohen të ndërhyjnë në merkato para se ajo të përfundojë më datë 31 gusht. Emri i ri që qarkullon në ambientet e klubit bavarez është ai i mesfushori­t gjerman që luan për Parisin, Julian Draklser. Lojtari nuk është i kënaqur me aktivizimi­n e pakët te klubi francez dhe dëshiron të vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër. Konkurrenc­a e madhe në klubin parizien ka detyruar trajnerin Tomas Tuhel të mos e përfshijë në planet e tij lojtarin e kombëtares gjermane. Bajerni mund të ishte një destinacio­n i mundshëm për ishlojtari­n e Volfsburgu­t. Hasan Salihamixh­iç mund të udhëtojë për në kryeqyteti­n francez në ditët e ardhshme për të paraqitur një ofertë konkrete për lojtarin që vlerësohet diku te 50-60 milionë euro. Ndërkohë, Parisi mund të bëjë një ofertë tjetër në për Zherom Boateng. Tomas Tuhel kërkon me çdo kusht lojtarin gjerman dhe Parisi mund të bëjë një sforco për të marrë shërbimet e lojtarit që mund t'iu kushtojë atyre 65 milionë euro. Trajneri Niko Kovaç mund të bëjë edhe pa Zherom, pasi në repartin e mbrojtjes Zyle dhe Humels janë një garanci për trajnerin kroat. Boateng luajti si titullar në ndeshjen ndaj Hofenhaimi­t, ku skuadra e Bajernit fitoi me rezultatin e pastër 3-1. Merkato në Gjermani pritet të jetë interesant­e në ditët e fundit të saj, ku pas disa largimeve priten të afrohen edhe disa lojtarë me peshë në arenën ndërkombët­are.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania