Panorama Sport (Albania)

Dortmundi konfirmohe­t skuadra anti-Bajern

-

Borusia e Dortmundi mund të quhet pa frikë skuadra optimale për të luftuar me Bajernin në duelin për titull. Trajneri Favre dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë bërë një punë shumë të mirë në merkato duke afruar në skuadër lojtarë të denjë për Borusian. Ndeshja e së dielës ndaj Lajpcigut ishte tregues i qartë se çfarë synimi do të kenë verdhezinj­të në sezonin e ri. Edhe pse Favre nuk ka dashur të cilësohet si skuadra që mund konkurrojë me bavarezët në luftën për "Meistersch­ahlen". Në "Signal Iduna Park" tifozët u dëfryen shumë ditën e diel duke shpresuar në një rikthim sa më të shpejtë të skuadrës në krye të tabelës, kryesim ky që ka nisur që këtë javë të parë falë golavarazh­it të lartë. Bajerni më në fund do të garojë së bashku me rivalët e tij të vetëm në Gjermani duke rikthyer klasiken e kampionati­t sërish në skenë. Në Dortmund janë gati dhe falë dyshes Vitsel-Rojs, Borusia ka filluar të bëjë tifozët e saj të ëndërrojnë sërish.

Gëce, në stol - Mario Gëce nuk luajti asnjë minutë duke qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në pankinë në ndeshjen e fituar 4-1 ndaj Lajpcigut të dielën. Edhe pse gjatë fazës përgatitor­e në Amerikë mesfushori gjerman ka bindur me formën e tij. Këtë pranoi edhe vetë trajneri i ri Lusien Favre. Gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë ndaj Furth, Gëce ishte akoma titullar, duhet të dilte nga loja në minutën e 63-të për shkak të një ndeshjeje të dobët. Dhe gjatë ditëve që vijuan deri në ndeshjen me Lajpcig, ai nuk e ka bindur trajnerin Favre. Ai ka futur në fushë Vitsel, Delanei dhe Dahoud. Plani ishte i suksesshëm, Dortmund fitoi me lehtësi. Gëce ka konkurrenc­ë te Dortmund, por nëse shkëlqen përsëri në stërvitje, do të bëhet zgjedhja e parë e trajnerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania