Panorama Sport (Albania)

Ramos, kapiteni i rekorde e

e Madridi bën edhe liderin, i la penalltinë Benzemasë: Duhet altruizëm

-

Nuk do jenë spekta kolarë si ata të Mesit apo Ronaldos, por golat e Sergio Ramosit në La Liga janë një garanci. Kapiteni i rekordeve për Realin e Madridit: me realizimin nga pika e bardhë në Girona, ka shënuar së paku një gol në 1Z sezonet e fundit. Spanjolli ka arritur kështu Lionel Mesin që, megjithatë, në numër ka shënuar më shumë: plot 38Z. "Vetëm" Z6 ata të Ramosit, që sidoqoftë ka arkivuar një tjetër primat.

GOLEADOR - Nga 26 shtatori 2004 në 26 gusht 2018: këto janë datat e rekordit të Ramosit. Goli i parë i mbrojtësit goleador është regjistrua­r në minutën e 44-t të javës së pestë të kampionati­t 2004-' 0 Z kundër Real Sociedadit kur mbante veshur fanellën e Sevijës; e fundit, në të 3 \ - ën e Girona- Real Madrid, ku firmosi barazimin e përkohshëm 1- 1. Një "Panenka" që hapi festivalin e golave të skuadrës së Lopeteguit, që pas vërshëllim­ës së trefishtë dolën fitues nga qyteti katalanas me rezultatin 4-1. Goli i shënuar të dielën në mbrëmje, megjithatë, simbolizon një tjetër primat për Ramosin: me rrjetën numër Z6, kapiteni i Realit të Madridit është mbrojtësi që ka shënuar më shumë në La Liga për shekullin e 21-të, 2Z gola më shumë se ish-mbrojtësi i Atletiko Bilbaos, Andoni Iraola. Numri 4 i "Los Blancos" synon

tashmë kreun e klasifikim­it të mbrojtësve me më shumë gola në kampionati­n spanjoll: përpara tij janë Fernando Hierro (10Z) e Ronald Kuman (67).

GIRONA - Pas largimit të Kristiano Ronaldos nga Madridi, Sergio Ramos është

bërë efektivish­t gjuajtësi i penalltive për sezonin 2018-'1\, por pasi shënoi 11-metërshin e rekordit (dhe të barazimit) të dielën, kapiteni i kaloi detyrat e tij te Karim Benzema kur "Los Blancos" fituan të dytën. Francezi është caktuar nga trajneri Hulen Lopetegui

si gjuajtës i dytë i penalltive që nga largimi i portugezit dhe Ramos shpjegoi se ai i dha shansin shokut të skuadrës për të treguar afrimitet dhe mbi të gjitha se janë një grup i bashkuar. "_në jam gjuajtësi i parë dhe Benzema i dyti", - tha Ramos pas fitores

me përmbysje 4-1 në Girona. "Nuk mund të jemi egoistë, duhet të tregoni altruizëm. Goditja 'Panenka'` Ishte diçka e improvizua­r, - zbuloi kapiteni i 'Los Blancos'. - Është një teknikë që unë e kam përdorur për disa kohë dhe portierët zakonisht e dinë,

por mendova se momenti ishte i duhuri për ta përdorur". Benzema gjithashtu shënoi penalltinë nga pika e bardhë, me Real Madridin që arriti një fitore komode, duke u ngjitur në krye të La Ligës me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para: 6.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania