Panorama Sport (Albania)

+ë shumë pasime për më shumë goleadorë

-

Reali i Madridit do e ketë thuajse të pamundur ta zëvendësoj­ë Kristiano Ronaldon, por fakti që katër lojtarë të ndryshëm kanë shënuar në dy javët e para të La Ligës është një fakt që do gëzojë patjetër tifozët madrilenë. CR7 shënonte me një mesatare prej 50 golash në sezon gjatë kohës së tij në Madrid, por tashmë ka ardhur koha që kampionët e tjerë të ngrihen në katedër: pikërisht ajo që po ndodh te "Los Blancos". "E rëndësishm­e është të shënohet, jo kush shënon - u shpreh Hulen Lopetegui pas përfundimi­t të Girona-Real (4-1), që u luajt të dielën. Aktualisht, Garet Bejl e Karim Benzema kanë shënuar secili nga dy gola, ndërsa Sergio Ramos e Dani Karvahal kanë shtuar nga një, secili. Lopetegui priste shumë nga Bejl, duke marrë shkas edhe nga para-sezoni fantastik. Dhe uellsiani po bën pikërisht detyrën e kërkuar, e për fatin e mirë të tij dhe të Realit mbështetet në mënyrën e duhur. Kasemiro tha se "është e rëndësishm­e të luajmë si skuadër"; kjo është pikërisht çka madrilenët po bëjnë. E dëshmon edhe një tjetër tregues: pasimet. Reali është shndërruar në një "mini-Barça", me stilin "tiki-taka" të krijuar nga Pep Guardiola kur u ul në stolin e katalanasv­e. Lopetegui e ka "rikrijuar" te Spanja, e tani po e përdor në Madrid. Në kohët e duelit Murinjo-Guardiola, "Galaktikët" regjistron­in 27,366 pasime me pak se "blaugrana"-t. Megjithatë, kohët kanë ndryshuar dhe tani "komandojnë" madrilenët: 1,505 kundrejt 1,470 të skuadrës së Valverdes, madje qëndrojnë përpara edhe në përqindjen e saktësisë (90.76% ndaj 87.89%). Lojtari kyç? Toni Kros, me 220 të sakta na 226.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania