Panorama Sport (Albania)

Totenhemi trondit Murinjon

Kejn-Lukas nderojnë Poçetinon, "Special One" prek fundin me këtë humbje

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ndodh gjithçka në 10 minuta. Dy gola të Totenhemit dhe 3 zëvendësim­et e Murinjos si tentativa të dëshpëruar­a për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Por ishte e kotë, përfundon 0- 3 për djemtë e Poçetinos, të cilët i japin një goditje të rëndë Mançesteri­t dhe konfirmojn­ë momentin negativ që po kalojnë "djajtë". Vetëm 45 minuta të mira nuk mund ta shpëtojnë Zhoze Murinjon dhe ekipin e tij që në fundin e 90 minutave largohen kokulur, pasi kjo ishte humbja e dytë radhazi. Në një ndeshje spektakola­re dhe të luftuar triumfon Totenhemi, i cili arrin kuotën e 9 pikëve, duke barazuar Liverpulin, Çelsin dhe Uotfordin. Herri Kejn dhe dy gola të Lukas Mourës heshtën "Old Traffordin" dhe bënë që tifozët e kuq të largoheshi­n përpara fundit të ndeshjes. Por mund të kishte qenë ndryshe nëse Lukaku do të shndërront­e në gol një nga rastet e shumta që pati në 45 minutat e para. Por, ato u përfunduan në rezultatin 0- 0 dhe nisja e fraksionit të dytë ishte negative për Junajtidin. Herri Kejn përfiton nga një gabim i mbrojtësit Xhons, i cili e humbet në markim dhe e dërgon topin në krahun tjetër të portierit De Gea. Kaq mjafton që Murinjo dhe lojtarët e tij të humbasin toruan dhe të mos jenë të kthjellët në mesfushë. Megjithatë, ai zbret Sançezin në fushë dhe në sulm ekipi kishte më shumë shpejtësi. Lingard shpërdoron dy raste të pastra, ndërsa "Spërsat" janë të vendosur më mirë dhe e ndëshkojnë rivalin në kundërsulm. Lukas ishte autori i dy golave që vulosin krizën totale që ka kapluar Mançesteri­n. Mbrojtja e Junajtid ishte në një mbrëmje

të errët dhe asnjëri nuk ofronte siguri. Pol Pogba sërish nuk arriti të bënte diferencën.

Prek fundin- Si të mos mjaftojë momenti negativ, i cili po reflektohe­t edhe në fushën e lojës nga skuadra e Junajtid, ditën e djeshme Zhoze Murinjo arriti një statistikë të errët të karrierës së tij. Humbja 3-0 ishte më e thella që ka arritur ndonjëherë në shtëpinë e tij trajneri portugez. Tani është realisht është koha që të reflektojë mbi të ardhmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania