Panorama Sport (Albania)

Panuçi, apel italianëve: Kur bën stadiume edhe Shqipëria...

"Juventusi është një hap para, Interi e Roma do jenë ndjekëset"

- OLSI TUJANI

Shqipëria është një vend i vogël dhe për cilindo të huaj, lidhja e saj me futbollin nuk është impresionu­ese. Arritja në Europian e shënoi vendin tonë mes surprizave të bukura, teksa paraqitja e të besuarve të De Biazit si dhe tifozët e organizuar, e bënë të jetë një surprizë e bukur. Mirëpo, problemet dhe shqetësime­t që ka futbolli vendës, e bëjnë një italian të habitet kur në vendin tonë ndërtohen stadiume. Edhe kur ai është trajneri i Kombëtares. TRAJNERI

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i Ligës së Kombeve, aty ku Shqipëria do të marrë pjesë me shumë probleme pas shumë mungesave në ekip. Ndërkohë, trajneri Kristian Panuçi ndodhet në Itali më konkretish­t në Romë dhe i pyetur nga mediat afër skuadrës romane, ai komenton situatën e infrastruk­turës në Itali, duke bërë një krahasim me Shqipërinë. Sipas trajnerit të Kombëtares, përderisa vendi ynë ka mundësinë të ndërtojë një stadium, atëherë në shtetin e tij të lindjes nuk duhet kurrsesi të jetë një problem. "Për të përsëritur historinë në Europë siç bëri sezonin e kaluar, mendoj se do të jetë e vështirë, por Roma duhet që të ndërtojë si fillim një stadium të ri. Stadiumi është një problem, jo vetëm për Romën, por për të gjithë Italinë. Stadiumet këtu të bëjnë të qeshësh dhe i vetmi ekip i madh me stadium personal, është Juventusi. Dhe ai fiton gjithmonë. Sa e vështirë është? Federata Shqiptare po bën një stadium për Kombëtaren dhe përderisa atje po bëhet stadiumi, nuk e kuptoj pse në Itali është kaq shumë problem. Ka ndonjë gjë të madhe, edhe Roma mund ta ketë një stadium të vetin".

SERIA A

Panuçi ka bërë edhe prognozën e Serisë A, se cilat do të jenë ekipet që do të rivalizojn­ë Juventusin. "Klasifikim­i anti- Juve? Inter, Roma, Napoli, Milan e më pas Lacio", ka deklaruar Kristian Panuçi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania