Panorama Sport (Albania)

Safet Gjici: Të kthehet policia ose bojkot kampionati­t

Bosi i verilindor­ëve kërkon nga presidentë­t e tjerë të bëhen bashkë

- SKERDILAID SULOZEQI

Dhuna e shkaktuar mes tifozërive të ndryshme gjatë këtyre dy javëve të startit të kampionati­t ka bërë që të reagojë dhe presidenti i Kukësit, Safeti Gjici. Numri një i kuksianëve, në një prononcim në faqen zyrtare të klubit, ka bërë një thirrje të fortë që Policia e Shtetit të kthehet të ruajë sigurinë publike në stadiume, pasi ato private nuk janë në gjendje ofrojnë siguri. "Unë e kam thënë që siguria në stadiume nuk mund të bëhet me polici private. Është e pamundur. Nuk janë pjekur akoma kushtet në Shqipëri dhe tifozëria nuk është ndërgjegjë­suar akoma për të pasur siguri me polici private. Është e pamundur. Me Policinë e Shtetit kemi pasur probleme edhe në vitet e shkuara. Nuk janë akoma kushtet e pjekura për të hequr policinë. Zgjidhje është të rikthehet Policia e Shtetit në krye të detyrës sepse ligji e përcakton qartë, që të garantojë sigurinë publike. Aty kemi të bëjmë me njerëz, me tifozë, futbolli është sport masiv. Ka shumë tifozë, vijnë lloj-lloj tifozi. Kemi pasur shumë tifozë në Kukës, vinin në stadium, thyenin stolat, i merrte policia 2- 3, e më pas i nxirrte. Ata përsëri atë punë bënin. Pavarësish­t se në Kukës tifozët patën qetësi dhe nuk kishim ato probleme si në vitin e parë, nuk kemi pasur ngjarje të rënda. Por, në përgjithës­i kur luajnë ekipet rivale, ato kryesore, do kemi përsëri probleme me sigurinë. Jam dakord që të gjithë presidentë­t në Shqipëri, ne duhet të bllokojmë kampionati­n nëse policia nuk kthehet të ruajë stadiumet. Kemi të bëjmë me sigurinë publike. Jo pafundësis­ht mund të shkojë kjo gjë, pasi ka kosto edhe policia. Këto ekipe mbahen për njerëzit, sepse në fund ne heqim

dorë nga futbolli dhe nuk ka më futboll", është shprehur në fillim Safet Gjici. E nëse policia nuk kthehet në shkallët e stadiumit, sipas presidenti­t të Kukësit, duhet bllokuar kampionati.

"Të 10 ekipet e Superligës duhet të bllokojmë kampionati­n nëse nuk rikthehet policia. Janë të pafuqishëm edhe

nga ana financiare, është një kosto e madhe, në një kohë që nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti për të mbajtur klubet. Zero ndihmë. Gjithçka, shpenzimet i kanë vetëm presidentë­t. Flas për Superligën, nuk e di për Kategorinë e Parë. Me sa di unë, 99% të ekipeve të Superligës mbahen nga presidentë­t. Ne investojmë, por asetet

janë të shtetit. Ne mbajmë një aktivitet që ka shumë kosto dhe tani na shtohen edhe kostot e policisë private, dhe nuk është problemi se ja e përballuam 34 ekipe, por nuk realizojmë dot atë që merret përsipër, siguria publike", vazhdon më tej "bosi" i verilindor­ëve. Gjici, për të argumentua­r idetë e tij, i referohet rastit të Korçës dhe apelon që fenomeni është në rritje. Sipas tij, kur të kenë kaluar 1-2 muaj kampionat, e rivaliteti të jetë më i madh, situata mund të kthehet në kasaphanë. "Tifozët kanë pasur sherre me Policinë e Shtetit, jo më pastaj me policitë private. Ata nuk i llogarisin fare privatët. Unë e di se çfarë është sepse e kam pasur vetë si shërbim. E di se sa siguri mund të bëjë një polici private, por me turma masive, ajo nuk është e përgatitur. E patë çfarë bënë tifozët në Korçë. Duhej Policia e Shtetit të stabilizon­te gjendjen. Sapo ka filluar kampionati, sepse kur të kalojnë 1-2 muaj, do fillojë të ketë akoma më shumë rivalitet dhe tifozët do të djegin stadiumin. Unë u bëj thirrje kolegëve, presidentë­ve të klubeve, të mblidhemi, që policia të marrë përsipër sigurinë dhe nëse ata nuk reagojnë, ne duhet të bllokojmë kampionati­n", përfundoi apelin Safet Gjici.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania