Panorama Sport (Albania)

Blerim Krasniqi: Më ka befasuar... Kukësi

-

Goli po i mungon jashtë mase, por Blerim Krasniqi duket se është i bindur se ky ekip është në rrugën e duhur për të dalë kampion dhe për të qenë brenda objektivav­e të veta sezonale. Një gjë të tillë sulmuesi kryesor i Skënderbeu­t e ka thënë nga konferenca për shtyp, atje ku para mediave ka analizuar dy fitoret e para në kampionat, por edhe ndeshjen e radhës përballë Laçit. Nga ana tjetër, Krasniqi ndihet mirë përkrah Bregut dhe Gripshit, ndërsa Filin e mirëpret në ekip.

Krasniqi, dy fitore në dy ndeshje, e prisnit një start të tillë nga Skënderbeu?

Është e vërtetë që e kemi nisur mirë këtë sezon dhe duket se Skënderbeu mbetet i njëjti. Pavarësish­t se ka pasur largime nga sezoni i kaluar, mund të them që jemi po ai ekip që kemi uri për fitoren dhe e kërkojmë me çdo kusht si të vetmin rezultat që na shkon për shtat.

Ju ende nuk jeni zhbllokuar. A ju mungon goli?

Përse të fshihem, goli më mungon dhe gjithmonë hyj në fushë për të shënuar, por më pas ndikon edhe ecuria e takimit. Mundohem të jap më të mirën time dhe jam i bindur se edhe goli do të vijë pa diskutim.

Në radhë, ndeshja me Laçin. Një takim ndryshe nga ai i Superkupës?

Sigurisht që po, është një tjetër ndeshje, një tjetër histori. Tani luajmë në shtëpinë tonë, megjithëse jemi pa tifozë. Besoj se do të bëjmë më të mirën, në mënyrë që të vijojmë me rezultatet pozitive. Tani vjen malorja për ju, jeni më të qetë pas këtyre dy fitoreve? Është e rëndësishm­e fillimi, por ne nuk i trembemi askujt. Skënderbeu është Skënderbeu dhe jemi dominues. Ne nuk mbivlerëso­jmë as nënvlerëso­jmë askënd, por do të vijojmë me këtë rrugë të nisur. Si ndiheni në sulm me Bregun dhe Gripshin? Është diçka e mirë, pasi janë dy lojtarë të rinj dhe shumë të talentuar që mund të japin maksimumin dhe më ndihmojnë shumë. Besoj se jemi një repart mjaft i mirë. Krasniqi, mungesa e cilësisë në stol a është problem? Kjo është diçka që nuk më takon mua të flas, pasi është trajneri dhe klubi ai që i vlerëson këto situata dhe janë ata që lëvizin. Sigurisht, por kjo është një peshë më shumë për ju titullarët...

Është e vërtetë, por këtë e di çdo lojtar, që të gjithë janë të rëndësishë­m, pavarësish­t se janë në stol apo në fushë. Nisja e sezonit, a ju ka surprizuar renditja e Tiranës dhe Kukësit në këto javë të para?

Të them të drejtën, Tirana ishte deri diku e pritshme, pasi vinte nga një kategori më poshtë dhe do kohën e vet që lojtarët të përshtaten me ritmin e Superiores. Më ka habitur Kukësi që ka qenë një ekip me pretendime dhe nuk mendoja se do e niste kështu.

Cilin shikoni si ekipin anti- Skënderbe këtë sezon?

Të them të drejtën, të gjithë anti-Skënderbe janë, pavarësish­t se fusha tregon një gjë dhe jashtë fushe është një realitet tjetër. Të gjithë duan të mundin Skënderbeu­n, pasi jemi ne kampionët në fuqi.

Kë shikoni më afër ritmit tuaj?

Nuk e di, këtë nuk mund ta them sepse është ende shpejt për të gjykuar. Janë vetëm dy javë dhe gjithçka mbetet për t'u parë. Me Filin kompletohe­t sulmi, por edhe rritet konkurrenc­a... Me Filin unë kam luajtur edhe më parë dhe e njoh si lojtar. Jemi në pozicione të ndryshme, kështu që jam i qetë. Mund të them se Fili është një vlerë e shtuar për ne në lidhje me potenciali­n që ka. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania