Panorama Sport (Albania)

Seiti: Shkurtaj ka potencial, por është i ngathët në sulm

-

Luan Seiti, një nga "ikonat" e futbollit gjirokastr­it, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" shprehu keqardhjen e tij për startin e Luftëtarit, por njëherazi dhe bindjen e plotë se bluzinjtë do të dinë të gjejnë ritmin e dy sezoneve të fundit. Më tej, ish-futbollist­i do t'u bënte thirrje gjithë tifozëve që të përkrahin ekipin në këtë moment delikat.

Luan, si një ish-lojtar i Luftëtarit para viteve '90, si ndiheni me këtë start që ka bërë skuadra gjirokastr­ite në kampionat?

Jo vetëm unë si ish-lojtar, por të gjithë pa përjashtim nuk ndihemi mirë. Për Luftëtarin, bashkë me shokët e mi, kemi thyer brinjët dhe këmbët në fushë, ndaj dhe na dhimbset ekipi. Janë luajtur vetëm dy ndeshje dhe asgjë më shumë. Nuk është fundi i botës, por kur humbet në shtëpi me Kastriotin, atëherë është për të ardhur keq. Vërtet u mundëm në Laç, por skuadra u shpreh mirë, pavarësish­t se futbollist­ët nuk e mbajtën dot presionin. Për mua diferencën duhet ta bëjnë sulmuesit. Janë ata që duhet ta mbajnë skuadrën para dhe kështu ua bëjnë më të lehtë lojën mbrojtësve të ekipit.

Meqenëse jemi te sulmuesit. Cili është mendimi juaj për lojën sulmuese të Luftëtarit në këto dy javë të para?

Luftëtarit i janë larguar dy sulmues cilësorë dhe vështirë të zëvendësoh­en. Më pëlqen sulmuesi i krahut të djathtë (Ymeraj), është i shpejtë dhe i fuqishëm. Unë kam luajtur vetë sulmues dhe besoj te cilësitë e tij. Ymeraj ka cilësi dhe do të jetë lojtar i rëndësishë­m. Shkurtaj është potencial për Luftëtarin. Është pak i ngathët, por i fuqishëm në lojën në ajër. Ka të mirën e madhe se nuk fal para porte. Këtu qëndron dhe diferenca e lojtarit sulmues ndaj të tjerëve. Afrimi i një tjetër lojtari sulmues do të rriste forcën konkludues­e. Sa më shumë lojtarë për një pozicion, më shumë konkurrenc­ë të frytshme ka brenda grupit, atëherë dhe rezultatet do të vijnë.

Si e shikoni ndeshjen e radhës me Flamurtari­n, çfarë duhet të bëjë ekipi që të gjejë rrugën e kthesës?

Në jetën e përditshme të gjithë themi se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Deri më tani Luftëtari ka zhgënjyer. Me Flamurtari­n është e treta e vërteta. Në këndvështr­imin tim, nuk besoj se jam i vetmi, aktualisht nuk ka skuadra të lehta apo të dobëta. Diferencat mes dhjetë ekipeve në Superiore janë aty-aty. Ndaj besoj se përballë Flamurtari­t, Luftëtari do të dijë të reagojë pozitivish­t. Lojtarët të largojnë emocionet, stresin e rezultatev­e negative dhe nëse vënë zemrën në fushë, atëherë frytet e punës dymujore do të korren.

Cila do të ishte këshilla juaj për drejtuesit e Luftëtarit dhe aktorët e tij për të kaluar ngërçin e rezultatev­e dy javëve të para?

Një pyetje delikate, por do t'i përgjigjem ashtu si unë di të flas. Edhe në intervista­t e mëparshme që kam dhënë për "Panorama Sport", kam thënë se futbollit shqiptar i duhet trajner vendës dhe jo të huaj. Nuk kam paragjykua­r dhe paragjykoj as trajnerin tonë, për të cilin ruaj respekt, pasi edhe ky (Millosh Kostiç) nuk e njeh mentalitet­in e futbollit tonë. Luftëtari nuk është skuadër në formatim, përkundraz­i trajneri e gjeti skuadrën të ndërtuar. Janë luajtur vetëm dy ndeshje, ndoshta harmonizim­i i përvojës së lojtarëve "të vjetër" me dëshirën e të rinjve do të kërkonte edhe pak kohë. Më shumë se çdo gjë tjetër, lojtarët kanë nevojë për mbështetje morale, për bashkëpuni­m dhe ngrohtësi. Të gjithë në krahë të skuadrës dhe jo t'i kthejmë kurrizin, sot që Luftëtari ka "uri" për rritjen e moralit. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania