Panorama Sport (Albania)

Vllaznia afron një “Ferrari”

Braziliani do të provohet për disa ditë, edhe 3 të tjerë mbeten në pritje të Hasan Likës

- ADMIR URUÇI

llaznia merr një "Ferrari" në mesfushë. Darlan Dos Santos Kardoso ka zbarkuar dje në Shkodër, kur për pak ditë do të vëzhgohet nga Hasan Lika. Mesfushori me tipare sulmuese vjen nga Brazili dhe zyrtarisht ka nisur stërvitjen me ekipin. Nëse trajneri sheh cilësi te braziliani, atëherë mund të flitet edhe për firmë. Lojtari në fjalë është 29-vjeçar dha gjatë karrierës së tij ka luajtur në ekipe braziliane, por edhe portugeze, më konkretish­t për: Gremio, Figueirens­e, Botafogo, Vitoria, Bahia, Ponte Preta, Ferroviári­a, SERC, Ypiranga, Ipitanga, Leonico, Lavrense dhe GD Mirandes. Mungojnë të dhënat për numrin e ndeshjeve apo golat janë

minimalë, ndaj braziliani­t do t'i duhet të tregojë veten në fushë nëse është vërtet një "Ferrari". Ai është 186 cm i gjatë dhe shpresohet që të jetë i duhuri për Vllazninë. Mësohet se lojtari është sjellë prej Eduart Abazit në Shqipëri, ish-lojtari i Dinamos dhe Kombëtares,

Braziliani para se të niste provën te Vllaznia i cili tashmë ka edhe funksionin e menaxherit.

TË TJERËT - Bashkë me të, ka ardhur edhe një tjetër brazilian. Megjithatë emri i tij mbetet "mister", pasi ka mbërritur vonë në Shkodër dhe rrjedhimis­ht as u stërvit. Numri i lojtarëve që janë aktualisht në provë te Vllaznia shkon në 5. Veç brazilianë­ve, në provë janë edhe Valdo Zeqaj, Amir Bilali dhe Dan Ignat. Nëse futbollist­ët në fjalë kalojnë me sukses "klasën", atëherë Hasan Lika do t'i bëjë llogaritë me dy mbrojtës dhe një mesfushor më shumë për sezonin e ri. Deri më tani, që të tre emrat e përmendur më lart kanë dhënë sinjale të mira dhe duhet thënë që vetë trajneri i njeh mirë cilësitë e Zeqajt dhe Bilalit, të cilët i ka ndjekur nga afër, ndërsa për 32-vjeçarin nga Rumania nuk është ende i bindur, ndaj ka kërkuar kohë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania