Panorama Sport (Albania)

Fetollari mbyll merkaton: Me këtë grup jemi gati për startin

Vetëm 3 largime, Pere e Topllari bëjnë prapaktheh­u

-

Pogradeci mbyll merkaton pa "bujë". Afrimet e bëra duket se kanë përmbushur pritshmëri­të e Festim Fetollarit, i cili hapur e thotë që skuadra është gati për startin. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri flet edhe për lojtarët në provë, për të cilët nuk dha "notë" kaluese. "Ekipi është gati për sezonin e ri, shumë prej futbollist­ëve që kam pasur në provë, madje edhe disa të huaj, nuk më kanë bindur. Kështu që afrime mund të konsideroh­en vetëm Paolo Ivani dhe Anteo Osmanllari. Them se kemi gjetur të duhurit për të pasur një ekip konkurrues. Kanë cilësi, ndaj kam pritshmëri të larta nga ata dhe shpresoj se do të jenë të mjaft të dobishëm për të realizuar objektivin tonë. Ata janë përshtatur shumë mirë me këtë grup dhe kjo është pozitive", tha fillimisht numri një i stolit të liqenorëve. Gjatë kësaj periudhe, ekipi ka zhvilluar shumë takime miqësore dhe tashmë duket se e ka mbyllur këtë pjesë të përgatitje­ve. Tani janë përqendrua­r te starti, ku do të luajnë në fushën e tyre në ndeshjen hapëse kundër ekipit të Besës.

LARGIMET - Tre futbollist­ë janë larguar nga Pogradeci nga sezoni i shkuar, konkretish­t: Çekiçi, Liçkollari dhe Shyti. Të treve u ka përfunduar kontrata, ndaj i pari ka gjetur "strehë" te Besa dhe dy të

tjerët tek Erzeni. Te shijakasit për pak ditë përfunduan Miklovan Pere dhe Eldjon Topllari, megjithatë aventura e tyre u mbyll, pa nisur mirë. Mbrojtësi dhe mesfushori u prezantuan te skuadra e drejtuar nga Stojku, megjithatë bënë prapaktheh­u. Motivi: kishin edhe një vit kontratë me Pogradecin. Pasi klubi i vendosi në dijeni për këtë fakt, çka mund të sillte edhe probleme më vonë, lojtarët u detyruan që të kthehen në Pogradec. Në kësi kushtesh, jo vetëm që po vijojnë stërvitjen, por edhe janë aktivizuar në

miqësoret e fundit, duke i dhënë zgjidhje të shpejtë kësaj çështjeje dhe rrjedhimis­ht duke shmangur ndonjë gjyq të mundshëm në DHZK. "Veç Çekiçit, Liçkollari edhe Shyti janë larguar. Futbollist­ëve u ka përfunduar kontrata, ndaj kanë bërë zgjedhjen e tyre për sezonin e ri", përfundoi Fetollari, i cili në mbyllje të bisedës rrëfen se këtë vit ka në plan që t'i besojë vetëm produktit vendës. Dhe duket se deri më tani e ka respektuar këtë parim, pasi nga e gjitha organika, veçohen vetëm tre korçarë. Romeo Xinxifi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania