Panorama Sport (Albania)

Kampionati nis me supersfidë, Erzeni-Partizani që në javën e parë

Volejboll/ Përcaktohe­t kalendari, meshkujt startojnë më 29 shtator

-

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Volejbolli­t u hodh dje paradite shorti i Kampionati­t Kombëtar të Volejbolli­t për edicionin e ri sportiv 2018-2019. Në këtë event ishin të pranishëm drejtuesit e klubeve përkatëse, të cilët e ndoqën nga afër hedhjen e shortit. Sezoni i ri do të ketë një grup për meshkujt, në të cilin bëjnë pjesë nëntë skuadra, të cilat janë: Elbasani, Erzeni, Farka Volej, Partizani, Skënderbeu, Studenti, Teuta, Tirana dhe Vllaznia. Ndërkohë që grupet e femrave do të jenë dy. Në grupin e parë, që quhet A1, bëjnë pjesë tetë ekipe, të cilat janë: Barleti Volej, Mirdita, Lushnja, Partizani, Skënderbeu, Teuta, Tirana dhe Vllaznia. Ndërsa, në grupin A2 bëjnë pjesë 5 ekipe: Elbasani, Korabi, Vlora Volej, Flamurtari dhe Apolonia. Kampionati i Meshkujve do të startojë në datën 29 shtator dhe menjëherë do të kemi një supersfidë që në javën e parë, pasi shorti ka vënë përballë dy finalistet e edicionit të kaluar, Erzenin kampion dhe Partizanin. Ndërsa, Kampionati i femrave do të startojë një javë më pas, ku në datën 6 tetor do të luhet java e parë për të dyja kategoritë. Ndërkohë, në datat 21-22-23 shtator do të zhvillohet trofeu i Kupës së Federatës, i cili do të jetë edhe trofeu i parë për sezonin e volejbolli­t 2018-2019. Ku të gjitha skuadrat do të kenë mundësinë të testojnë forcat e tyre një javë para fillimit të kampionati­t.

FLET TRAJNERI ARBEN SAKO - Pas hedhjes së shortit, trajneri i Erzenit dukej i kënaqur dhe u shpreh kështu: "Mund të them se këtë vit do të jemi skuadra që mbetet për t'u mundur. Kemi bërë një fazë përgatitor­e shumë serioze në qytetin e Korçës dhe tashmë do të zhvillojmë edhe disa ndeshje miqësore në mënyrë që të jemi sa më të gatshëm për Kupën e Federatës e më pas në startin e kampionati­t kombëtar. Shorti na vendosi që në javën e parë përballë Partizanit, që është dhe rivali ynë i vjetër. Ekipi po stërvitet shumë mirë dhe besoj që do të jemi plotësisht të gatshëm në startin e sezonit. Futemi në këtë kampionat me shumë besim edhe për faktin se kemi ndërhyrë mirë në merkato, duke afruar lojtarë cilësorë dhe në sezonin e ri do të kemi një Erzen akoma më të fortë. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë, pasi rivaliteti do të jetë i lartë, ku përveç Partizanit do të theksoja edhe Skënderbeu­n me Tiranën si kundërshta­rë shumë të fortë", përfundoi Sako.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania