Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Shpresoj që Shvajni të mos bëhet trajner

-

Ish- trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, ka folur për ish- lojtarin e tij në kohën kur drejtonte Bajernin e Mynihut në sezonin 2012. Don Jup nuk ka kursyer lëvdatat për mesfushori­n, duke e cilësuar atë si nga lojtarët më të mirë në rolin e tij.

Do të jeni prezent në ndeshjen e lamtumirës?

Pa dyshim që po. Nuk do të mungoj në këtë event të veçantë. Do ta takoj personalis­ht Bastianin. Kam qenë vazhdimish­t në kontakt me të edhe në kohën kur u largua nga Mynihu.

Ka ngjashmëri Shvaijnsht­aiger si njeri me atë në fushën e lojës?

Edhe në jetën private ai ka gjetur fatin e tij. Me gruan e tij, Ana dhe djalin, ai ka ndërtuar një familje shumë të mirë. Për jetën pas sportit kjo është diçka e rëndësishm­e. Për mua, Bastian është një njeri shembullor dhe shumë i veçantë. Është një shembull për t'u marrë nga lojtarët e rinj. Ka luajtur me dinjitet te Bajerni dhe të kombëtarja e Gjermanisë për vite me radhë. Kemi arritur suksese të mëdha së bashku, ka qenë gjithmonë një lojtar ndryshe nga të tjerët.

Çfarë kualitetes­h dispononte ai?

Ai ka pasur disa, ka qenë një lider me vizion. Kuptonte mirë detyrat taktike. Kishte talent dhe duke e bashkuar me forcën e madhe fizike ishte i papërmbajt­shëm. Në situatat e vështira ishte gjithmonë i qetë dhe i zgjidhte ato me maturi. Mbaj mend kur dikush ishte i pakënaqur dhe ai shkonte duke i thënë: "Hej jemi 20 lojtarë shumë të mirë që duam të luajmë të gjithë, rëndësi kanë rezultatet e skuadrës". Ndaj për mua ka qenë një lojtar shumë i çmuar.

Mund ta imagjinoni Shvajnshta­igerin trajner në të ardhmen?

Shpresoj që ai mos të bëhet trajner( qesh). Duke parë brezat në ditët e sotme, do ta këshilloj që të mos i hyjë kësaj rruge. Lojtarët e sotëm nuk janë më si më parë, si ai grup që kam pasur në skuadrën ku fituam tripletën. Bastian ka mësuar nga lojtarë e vjetër kur ishte i ri. Sholl dhe Linke kanë qenë ata që e kanë këshilluar në fillimet e tij. Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm për të mësuar nga ata, kjo kërkonte vullnet të madh, që ai e dispononte. Çfarë vendi zë Bastian në futbollin gjerman?

Ka pasur shumë mesfushorë të mirë. Bastian është në të njëjtin nivel si Overath, Netzer apo Mateus.

Do të kishte qenë i mundshëm suksesi në 2012-ën? Ai ka qenë shumë i rëndësishë­m për skuadrën në atë sezon kur fituam gjithçka. Në ekip përveç tij kam pasur edhe Lahm, Myler, Riberi apo Roben. Ishim të pathyeshëm si skuadër. Lojtarë që kanë pasur karakter të madh. Basti ishte njëri prej tyre.

Po në 2014-ën, në finalen e Rios, e mbani mend performanc­ën e tij?

Shvajnshta­iger i ka shërbyer një epoke shumë të suksesshme të futbollit në Gjermani. Në finale ndaj Argjentinë­s skuadra duhet të luftonte për të arritur suksesin, Bastian ë ishte i papërmbajt­shëm në atë takim. Ai dha sinjalin e parë që tregoi se skuadra kërkonte të sillte trofeun në atdhe. Aty tregoi se ishte një lojtar i një niveli Botëror. Lojtarët e rinj në ditët e sotme duhet të marrin shembull nga ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania