Panorama Sport (Albania)

Kaka debuton si drejtues: Dua fitore me Romën

Dje zbarkoi në Milano: Rolin s'e kam gjetur, i lumtur që trajner është Rino

- Përgatiti: LEDIO NASE

Rikardo Kaka ka hedhur dje hapat e parë të aventurës së tij të re te Milani: zbarkoi dje pasdite në aeroportin e kryeqendrë­s lombarde "Milano-Malpensa". Pas dy eksperienc­ave si lojtar me fanellën kuqezi, braziliani rikthehet me një "petk" të ri, edhe pse ende të panjohur: do jetë përkrah Leonardos e Maldinit për të njohur dinamikat që rrethojnë menaxhimin e një klubi e për të kuptuar se çfarë mund të ofrojë në botën e futbollit. "Ndihem shumë i lumtur sa herë kam mundësi të vij në Milano, - ishin fjalët e para të braziliani­t për gazetarët që e rrethuan porsa zbriti nga aeroplani, ku shprehu gjithë kënaqësinë e nisjes së këtij projekti të ri. - Flas shpesh me Leonardon, por për rolin që do kem te Milani nuk kemi diskutuar ende".

PËRPARËSI - Pyetjes se përse nuk iu bashkua klubit në periudhën e bordit të vjetër, Kaka komentoi kështu: "Sepse për momentin përparësia ime janë fëmijët, që jetojnë në Brazil. Duhet të jem pranë tyre. Me Leon dhe Paolo Maldinin do të afrohem edhe më shumë te Milani. Dua të kuptoj se çfarë më pëlqen të bëj tani në botën e futbollit, - deklaroi Kaka, i cili do jetë prezent nesër në "San Siro" për sfidën kundër Romës. - Rikthimi në ' San Siro' për Milan- Roma do të jetë fantastik. Pres një fitore të 'Djallit'".

GATUZO - Kaka beson se Milani ka hyrë në rrugën e duhur dhe se tani do t'u rikthehet sukseseve. "E pashë

ndeshjen kundër Napolit dhe shpresoj që të jetë një sezon i mirë për klubin. Në vazhdim, ai u ndal te trajneri i ri, Xhenaro Gatuzo: "Gatuzo? Jam shumë i lumtur që ai është trajneri i Milanit. Ai ka shumë vrull dhe përkushtim përveçse një filozofi për t'u

vlerësuar, sa i përket të punuarit. Tani të shpresojmë që të vijnë rezultatet për të", - përfundoi ikona e "Djallit". Kaka pritet që të marrë detyrën e zbuluesit të talenteve, pasi, siç u shpreh vetë ai, nuk dëshiron të jetë larg fëmijëve në Brazil.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania