Panorama Sport (Albania)

Çështja “Kale” i bën lëmsh të gjithë, edhe FSHF nuk di ç’të thotë

FSHF ka një version të vetin, ndërsa lojtari një tjetër. Çështja shkon në FIFA?

-

Kukësi vijon "luftën" në distancë me Flamurtari­n për "çështjen Kale". Më saktë, verilindor­ët janë në konflikt me mesfushori­n brazilian për pronësinë e kartonit të tij. Shtatshkur­tri pretendon se i ka përfunduar kontrata, ndërsa drejtuesit e Kukësit krejt të kundërtën. Madje, në mesin e muajit korrik ishte vetë presidenti Safet Gjici, i cili theksoi për gazetën se gjithçka është transparen­te në lidhje me kontratën e lojtarit e kushdo mund të shkojë ta verifikojë në Federatë. Më tej, kreu i klubit vazhdoi se nuk do ta falë lojtarin dhe kërcënon klubin e Flamurtari­t. Lojtari ka kërkuar lejekalimi­n nga Kukësi, por nënkampion­ët kurrsesi nuk ia lëshojnë atë, pasi zyrtarisht, sipas tyre, Elton Kale është nën kontratë edhe për 1 vit me Kukësin. Mbas akuzave nga Brazili, Kale u rikthye në Shqipëri e firmosi me Flamurtari­n, por në bazë të letrave ai vijon të jetë futbollist i Kukësit. Kale depozitoi në FSHF dokumentet që disponon dhe Dhoma e Zgjidhjeve të Konfliktev­e po shqyrton çështjen. Dhe pse akoma nuk ka ardhur një përgjigje zyrtare për këtë konflikt mes palëve, drejtuesit e Kukësit dhe juristi i klubit janë 100 për qind të bindur se lojtari do vijojë të mbetet i verilindor­ëve. Kontrata dhe ana procedural­e të hartuara nga klubi janë konform ligjeve të vendit në fuqi e çdo gjë është e rregullt, kështu që nuk ka asnjë

mundësi që klubi të humbasë përballë pretendime­ve të lojtarit dhe përfaqësue­sve të tij. Versioni nga FSHF - FSHF-ja nga ana e saj, jo zyrtarisht ka një version tjetër për "çështjen Kale", edhe pse asnjë nga palët nuk reagon publikisht për këtë situatë. Mirëpo, dje, nga burime pranë institucio­nit të futbollit është mësuar

se Kukësi e ka dërguar çështjen në FIFA. Kjo bën që çështja e lojtarit kundrejt klubit në DHZK, të pezullohet. Arsyeja e këtij veprimi është fakti se edhe në FIFA, edhe në komisionin pranë FSHF- së po gjykohet e njëjta çështje. Në këtë mënyrë, vetë lojtari do të duhet të kthejë sytë nga FIFA për të pritur vendimin përfundimt­ar që do të ketë për të.

Kale kthehet te Kukësi nëse kërkon falje publike

Të gjithë drejtuesit dhe pjesëtarët e klubit të Kukësit nuk e vënë në dyshim që Kale do rikthehet ose më saktë, nuk ka ku shkon, pasi nuk largohet dot, në kuadër të dokumentac­ionit, jo në atë fizik. Gazeta ka marrë të dhëna në klub për këtë çështje dhe burime zyrtare në klub thanë se lojtari do të kthehet, por është presidenti Safet Gjici ai që nuk e fal, jo për kërkesat e tij për largim apo më parë për një rrogë më të lartë, por vetëm për deklaratat e tij absurde kundër klubit dhe presidenti­t. Ai do pranohet në ekip vetëm nëse kërkon falje publike në lidhje me ato çka deklaruar kundër presidenti­t dhe klubit. Duke bërë këtë gjest ndjese publikisht, do jetë sërish presidenti Gjici, i cili do japë vendimin përfundimt­ar për të në lidhje me aspektin sportiv. Me një falje publike dhe me një gjobë të mirë, Elton Kale do mund të kthehet te Kukësi, në të kundërt, ai nuk do lejohet të luajë dhe të stërvitet me ekipin e parë. Tani mbeten për t'u parë hapat që do ndiqen, por duke ditur që vetëm 3 ditë kanë mbetur nga merkatoja aktive, lojtari do humbasë të paktën dy fazat e para pa luajtur nëse nuk kthehet të Kukësi, pasi ai duke qenë në pronësi të Kukësit, nuk ka të drejtë të federohet asgjëkund. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania