Panorama Sport (Albania)

Koliçi ‘kërcënon’: Mos na nënvlerëso­ni për titullin

“Jo hakmarrje ndaj Kukësit, ja pse s’firmosa me Apollonin”

- ERMAL SIKA

nea Koliçi u rikthye pas pesë vitesh te Fl amurtari. Pasi kanë kaluar 180 minutat e para të sezonit, portieri e thotë me bindje se ka bërë zgjedhjen e duhur. Në një intervistë të dhënë enkas për "Panorama Sport", pogradecar­i u ndal gjatë edhe te Kukësi. Një duel më shumë se i veçantë për të, që e vendosi përballë ish-skuadrës. Ambiciet e Flamurtari­t këtë sezon janë rritur ndjeshëm, ndërsa edhe vetë 32-vjeçari e thotë që nuk do mjaftohet vetëm me pjesëmarrj­en në zonën "Euro". Koliçi flet edhe për prishjen e akordit në momentet e fundit me klubin grek Apollon.

Koliçi, si e nisi Flamurtari këtë sezon?

Besoj se e nisi mirë dhe jemi në rrugën e duhur. Në ndeshjen e parë me Teutën, ekipi nuk tregoi shumë gjëra dhe duke krahasuar ndeshjen me Kukësin, ekipi ka ndryshuar fytyrë. Shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të përmirësoh­emi më shumë.

Si një ish-lojtar i Kukësit, kishit emocione në atë ndeshje?

Emocione nuk kam pasur fare. Por ishte një ndjesi e veçantë të luaja me ishshokët e ekipit. Kam pasur me të gjithë marrëdhëni­e shumë të mira.

A mund të themi se fitorja me Kukësin kishte shije "hakmarrjej­e" për ju?

Nuk e shikoj fare si hakmarrje. Nuk kam arsye pse ta shikoj kështu. Tani jam pjesë e Flamurtari­t dhe çdo fitore do ta festoj ashtu siç festoja fitoret me Kukësin. I uroj suksese ekipit të Kukësit.

Jeni rikthyer në Vlorë pas pesë vitesh, çfarë ka ndryshuar te Flamurtari?

Nuk mund ta krahasoj këtë Flamurtar tani me atë

skuadrën e para pesë viteve, sepse kam vetëm një muaj në ekip. Por, shikoj që ka ndryshuar shumë mentalitet­i i klubit, po funksionon ashtu siç duhet të funksionoj­në të gjitha ekipet në Superiore. Normal, edhe problemet ekzistojnë, por janë të pakta.

Ku e shikoni Flamurtari­n në fund të këtij sezoni, i cili sapo ka nisur?

Nuk dua të premtoj asgjë, sepse është ende shumë herët. Shikoj që Flamurtari këtë vit ka bërë lëvizje shumë të rëndësishm­e, duke filluar nga stoli. Nëse e rrisim lojën pak më shumë dhe kemi

vazhdimësi, atëherë e shikoj këtë Flamurtar për gjëra shumë të mëdha.

Çfarë nuk shkoi që nuk arritët marrëveshj­en me klubin grek, Apollonin?

Me Apollonin ishte arritur akordi për një kontratë njëvjeçare. Ishte një opsion shumë i mirë për mua, për arsye se do isha afër familjes sime. Gjërat në minutën e fundit ndryshuan dhe vendosa të rikthehem te Flamurtari dhe besoj se bëra zgjedhjen e duhur. Koha do ta tregojë.

Sa mesazhe morët në telefon pas ndeshjes?

Kam pas shumë telefonata nga shumë miq dhe familjarë. Por më shumë për të më uruar për fitoren, edhe jo diçka më tepër.

Ndonjë telefonatë speciale nuk patët?

Ndonjë telefonatë të veçantë jo. Madje, unë telefonova Rrumbullak­un sepse kishte një dëmtim.

Pse Kukësi nuk gjen rehat me portierët?

Kukësi i ka portierët. Nuk besoj që është ky problemi.

Çfarë ju pëlqen më shumë te ky Flamurtar që nga koha që keni ikur?

Siç e thashë edhe me lart, nuk mund ta krahasoj këtë ekip me ekipin e vjetër. Ka ndryshuar shumë futbolli në këto vitet e fundit. Me Flamurtari­n e vjetër ne kapëm Kupat e Europës. Shpresoj që me këtë ekip të ecim edhe më lart.

Pse Flamurtari­n nuk e llogaritin për titull dhe, a jua thjeshton kjo disi gjërat?

Në futboll nuk duhet të nënvlerëso­sh asnjë ekip. Nëse na nënvlerëso­jnë, atëherë kjo është në favorin tonë. Por nuk besoj që do jetë e thjeshtë për çdo ekip, kur ka përballë një ekip si Flamurtari. Do të duan të gjithë të fitojnë me ne, ndaj duhet të kemi kujdes me çdo kundërshta­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania