Panorama Sport (Albania)

Ndeshja me Teutën, Kamza përgatitet për... spektakël

-

Xhulio Mehmeti, mesfushori i skuadrës së Kamzës, është i bindur se me Teutën do të jetë një ndeshje speciale. Në një prononcim për gazetën, ai pranon se starti nuk është i keq. "Skuadra jonë i kishte përgatitur shumë mirë ndeshjet, si në takimin ndaj Tiranës, ku arritëm të merrnim tri pikët, po ashtu edhe ndaj Partizanit nuk duhej kurrsesi të dilnim pa pikë. Sidomos, pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndoshta ndikoi dhe mosrealizm­i i penalltisë, ku u vërejt se ra pak morali. Këto nuk duhet të na ndodhin, pasi Kamza tashmë është një ekip që po fiton përvojë dhe është viti i dytë radhazi që jemi pjesëmarrë­s në Superiore dhe eksperienc­a e ekipit është në rritje. Kjo na ndodhi por s'duhet të përsëritet", tha Mehmeti. Ndërkaq, sa i përket ndeshjes me Teutën, ai kërkon kujdes, sepse sipas tij durrsakët kanë ndryshuar shumë krahasuar me një sezon më parë. "Skuadra durrsake ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar, kjo edhe me ardhjen e trajnerit të ri Shkëmbi, i cili ashtu si dhe trajneri jonë, është këmbëngulë­s dhe kërkues, ka përgatitur dy ndeshje shumë të mira. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur, shumë e mirë. Janë dy ekipe ku të dy trajnerët bëjnë lojë agresive më sulmuese dhe mendoj se do të jetë ndeshje e bukur. Sigurisht që ne shkojmë për tri pikë. Ndërsa sa i përket aspektit personal, nuk mund ta fsheh se kërkoj minutazh të plotë. Gjithsesi këtë e vendos trajneri. Besoj dhe kam bindjen e plotë se Kamza e këtij sezoni do të jetë më shumë se për qëndrimin në Superiore", tha ai. A. Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania