Panorama Sport (Albania)

Kostiç “frikë” nga provokimet, Shkurtaj në luftë me kohën

-

Luftëtari kërkon kthesën ndaj Flamurtari­t. Mungesa e pikëve në start ka ngarkuar ndjeshëm ekipin psikologji­kisht, e megjithatë ka menduar vetë Millosh Kostiç që të kthejë situatën në normalitet. Para se të niste seanca e parë stërvitore, numri një i pankinës së bluzinjve u ka kërkuar lojtarëve që të mbledhin forcat. "Të keni më shumë besim dhe siguri në lojën tuaj, mos bini viktimë e provokimev­e të kundërshta­rit në asnjë moment", ka qenë ky mesazhi që u ka përcjellë trajneri të tijve. Gjatë stërvitjes që u zhvillua në mëngjes mungonin vetëm Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj. I pari, sikundër edhe dihet, po vijon terapinë pas ndërhyrjes kirurgjika­le, ndërkohë i dyti u la pushim që të mos ngarkohej edhe më shumë pas kontaktimi­t muskulor që pësoi në fundin e ndeshjes me Laçin. Megjithatë, për sulmuesin ka lajme të mira. Burime pranë stafit mjekësor konfirmojn­ë se ai, nga sot do t'i bashkohet grupit dhe shanset që të jenë në fushë kundër Flamurtari­t janë të mëdha. Por jo gjithçka shkon "vaj" për gjirokastr­itët, pasi mungesë e konfirmuar është ajo e Xheksonit. Pa të në krahun e majtë të mbrojtjes, stafi teknik është munduar që të gjejë zëvendësue­sin dhe nga sa u pa, këtë rol ia vesoi Aurel Demos. STIVI JANKU - Shtatlarti i mbrojtjes së Luftëtarit, Stivi Janku, iu bashkua Luftëtarit merkaton e verës së shkuar si alternativ­ë e rëndësishm­e. 21-vjeçari i ardhur nga skuadra e të rinjve të Partizanit, duke mos gjetur hapësirë mes titullarëv­e të Luftëtarit, është huazuar te Bylisi. "Vendosa të përfaqësoh­em këtë sezon te skuadra e Bylisit, pasi dua të rritem më shumë në aspektin individual. Me punë, përkushtim dhe seriozitet në stërvitje jo vetëm shpresoj, por besoj se do të jap më të mirën për fanellën e ballshiotë­ve. Si çdo lojtar i ri, edhe unë kam ambiciet e mia sportive. Rikthimi te Luftëtari është synimi im në të ardhmen", tha Janku, i cili i bashkëngji­tet në Ballsh Ardit Jaupajt, që gjithashtu kaloi në formë huazimi te skuadra e Kategorisë së Parë. Tomor Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania