Panorama Sport (Albania)

Vllaznia nuk di të ruajë avantazhin, “ngec” edhe në Lezhë

Goli i rumunit Ignat barazohet nga Çaushaj, Tafili ndëshkohet me të kuq

-

Vllaznia barazon sërish, këtë herë ndaj Shënkollit. Shkodranët duket se janë "fiksuar" pas rezultatit 1-1, pasi kështu përfundoi edhe ndeshja e pak ditëve më parë me Veleçikun. Edhe pse loja deri diku bindi, skuadra dëshmoi se nuk di të ruajë avantazhin. Ndeshja - Loja nis me një epërsi të lehtë të vendësve, që në të 7ën "kërcënojnë" me Gegën, por pa gjetur kuadratin. Miqtë kundërpërg­jigjen pas 5 minutash dhe zhbllokojn­ë shifrat. Zogaj depërton në zonën e Shënkollit, kthen topin për Ignat, i cili në pozicion të prirët nuk fal. Pas pësimit të golit, shënkollas­it u munduan që ta merrnin nën kontroll lojën, duke sulmuar rrezikshëm portën shkodrane. Në të 15-ën ishte Çaushaj që del vetëm me portierin Sherri, por nuk shënjestro­n si duhet. Vendësit nuk e ndalin stuhinë e sulmeve, por Danaj nuk gjen kuadratin. Në të 29-ën Tafili mund të dyfishonte, por mbrojtësit shmangin rrezikun. Vllaznia insiston, me Zogajn që një herë provon nga distanca dhe më pas trondit traun e portën e mbrojtur nga Hasanajt. Në të 44-ën loja kalon nën kontrollin Alert Alcani i gëzohet "X"- it dhe sidomos përballë një kundërshta­ri si Vllaznia. "Një barazim përballë Vllaznisë jo vetëm në miqësore, por edhe në ndeshje zyrtare do të ishte i pranueshëm. Jam i kënaqur me performanc­ën e deritanish­me të skuadrës, gjithsesi të metat do të mundohemi t'i luftojmë në ditët stërvitore. Sa për objektivat, një herë të nisë sezoni dhe pas tij do të mendojmë hap pas hapi, gjithsesi mbijetesa as që do të diskutohet", tha trajneri i Shënkollit.

e Shënkollit, të cilët sulmojnë me anë të Danajt, Përgjinit e Pjetrushit, topi kthehet te Çaushaj, ky i fundit pasi pikas një hapësirë mes mbrojtësve shkodranë, gjuan fort duke e mposhtur Sherrin dhe gjithçka barazohet dhe kështu mbyllet fraksioni i parë 1-1. Pjesa e dytë nis më e fortë, pasi skuadra e drejtuar nga Hasan Lika nuk pranon

"X"-in, ndaj sulmojnë disa herë zonën vendëse. Në të 50-ën ishte Tafili që kishte një rast ideal, por nuk gjeti kuadratin. Pas këtij rasti topin e kontrolloj­në shënkollas­it dhe në të 56-ën ishte Danaj që gjuan fort, por topi kalon ngjitur me pingulen e Sherrit. Në të 70-ën përsëri është Vllaznia që kërkon avantazhin me anë të Silvio Zogajt, por Hasan Lika është optimist për të ardhmen e Vllaznisë, përtej barazimit. "Deri tani kemi punuar nga të gjitha drejtimet për ta ngarkuar skuadrën nga të gjitha pikëpamjet, kemi edhe të meta që i kam evidentuar dhe gjatë ditëve në vijim do të punojmë për t'i minimizuar. Tani pothuajse e kam formatuar skuadrën, pasi koha deri në start të sezonit është e vogël, gjithsesi po punohet për të ndërtuar një Vllazni të vërtetë për t'u rikthyer aty ku ishte", tha Lika.

topi godet fort shtyllën e Hasanajt. Në këtë minutë miqtë mbeten edhe në inferiorit­et numerik. Alsid Tafili konteston një vendim të arbitrit Hoxha dhe ky i fundit nuk e fal. Minutat e mbetura të ndeshjes u shfrytëzua­n më shumë për ndërrime, por freskia e lojtarëve të stolit nuk solli diferencë në shifra. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania