Panorama Sport (Albania)

Apolonia “shfryn” ndaj të rinjve, Kolgega në superformë

Fierakët fitojnë 9-1 në miqësoren e fundit

- APOLONIA: APOLONIA U-19: GJYQTARË:

Apolonia u ka dhënë fund ndeshjeve miqësore të verës, duke menduar tanimë totalisht për startimin e kampionati­t. Skuadra e Mihos ka luajtur një tjetër test me 19-vjeçarët e klubit, duke i "dërrmuar" sërish me 8 gola diferencë, këtë herë me shifrat 9-1 (ndeshja e parë 8-0). Takimi është luajtur në aneksin e stadiumit "Loni Papuçiu" dhe Apolonia e ka dominuar gjithë ndeshjen. Pjesa e parë është mbyllur 4-1, me një "tripletë" të Kolgegës dhe një gol të Ksement Mehmetit, ndërsa për të rinjtë, të vetmin gol e realizoi Lushaku. Edhe në pjesën e dytë vazhdon dominimi i Apolonisë. Miho bën shumë zëvendësim­e dhe nga skuadra e pjesës së parë mban në fushë vetëm E. Mehmetin dhe Sotën. Në minutën e 50-të është K. Prifti, që realizon golin e pestë, pas një aksioni të bukur nga e djathta. Dhe pastaj do të vijnë dhe 4 gola të tjerë, ku më së shumti protagonis­t bëhet nigeriani Akim, i cili ka shënuar një dopietë personale, ka fituar një penallti, që e shndërron në gol Gjata, madje nigeriani ka shënuar dhe një gol që i është anuluar. Dhe Akim ka luajtur jo më shumë se 35 minuta në fushë. Veç nigerianit, që ka dëshmuar cilësi të ndjeshme, pjesën e dytë tek Apolonia ka spikatur edhe Gjata, gjithashtu autor i dy golave, por

Kolgega 15', 21', 43', K. Mehmeti 18', K. Prifti 50', Gjata 77' (11-m), 81', Akim 83', 90'/ Lushaku 24'.

Harizaj, Sota, E. Mehmeti, Nako, Sota, Hidersha, Hysenshaha­j, K. Mehmeti, K. Prifti, Kolgega, Bakalli; ( Çako, Duda, Zoga, Omeri, Braka, Troka, Përkeqi, Gjata, Akim). Trajner: M. Miho.

Tozaj, K. Hebeja, A. Hebeja, R. Hebeja, Kardhashi, Grëmi, Lushaku, L. Mehmeti, Aliaj, Koroveshi, Ferko; ( Kananaj, Murataj, M. Sota, Mbyeti, Daflla, Babolli). Trajner: O. Çuko.

E.Hazizi (Xh.Agolli 46'), E.Përmeti, S.Çepele (Fier).

edhe i riu i talentuar Zoga, aq i konfigurua­r dhe i fuqishëm në krahun e majtë të mesfushës fierake. Kësisoj, Apolonia e ka mbyllur "turin" veror të miqësoreve me 13 takime të luajtura, me bilancin: 9 fitore, 2 barazime e 2 humbje, ndërsa golavarazh­i është i frikshëm, me 39 rrjeta të

shënuara dhe 14 të pësuar. Tanimë, bardhejesh­ilët do ta orientojnë vëmendjen në përgatitje­t për ndeshjen e parë kundër Turbinës, por pa harruar edhe merkaton, ku nuk përjashtoh­et mundësia që të bëjnë së paku një goditje cilësore në këto ditë të mbetura. Bujar Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania