Panorama Sport (Albania)

Shkumbini dhe Sopoti ndahen në “paqe”, bindin sulmuesit

Festival golash në Peqin, derbi mbyllet 3-3

- SHKUMBINI: SOPOTI: GJYQTARË:

Shkumbini dhe Sopoti, dy ekipet e prefekturë­s së Elbasanit, të cilat do të përbëjnë derbin më interesant të Grupit të Jugut, u përballën dje në një miqësore. Ndeshja e zhvilluar në Peqin përfundoi me shifrat e barabarta 3- 3. Ka qenë një takim i mbushur me emocione dhe gola, ku ranë në sy performanc­a e sulmuesve Mustafaji dhe Çota në të dyja kampet. Ata dëshmuan se nuk kanë humbur reflekset përpara portës kundërshta­re, çka do të jetë një garanci më shumë për këtë sezon. Loja ka nisur me ritëm mesatar dhe rastet e para i krijon skuadra mike, ku pikërisht Çota vendos në provë aftësitë e portierit vendës. Pas disa përpjekjev­e nga të dyja skuadrat, janë librazhdas­it që gjejnë golin të parët me anë të Alliut, që shënon me kokë në portën e Shkumbinit. Vetëm pas gjashtë minutash, i riu Lila barazon shifrat dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë nis thuajse me gol për peqinasit, pasi Mustafajit i kanë mjaftuar 60 sekonda për të realizuar golin e

Lila 37', Mustafaji 47', 70'/ Alliu 31', Çota 60', Rresha 79'

Spaho, Xhyra, Ramazani, Gjyla, Bërdufi, Isaji, Çela, Lluca Likaj, Lila, Mustafaji; (

Leka, Luta, Bali, Baze, Sharka, Xh.Lluca, Ibërshimi, Bullari, Pali).

Trajner: A. Bano

Alliu, Bozha, Jugu, Xhakerri, Xhani, Seferi, Polisi, Tocka, Alliu, Vreto, Çota; ( Dosku, Goci, Sulejmani, Koxha, Dosku, Rresha).

Trajner: K. Kënga.

M.Sina, D.Mile, I.Çauli (Lushnjë)

avantazhit. Loja bëhet interesant­e dhe pas disa tentativav­e Çota gjen golin duke barazuar për miqtë, por largohet nga fusha pas një shqetësimi fizik. Në minutat e mbetura trajnerët aktivizojn­ë thuajse të gjithë futbollist­ët e stolit. Mustafaji në të 70-ën realizon golin e tretë për Shkumbinin, por Rresha barazon gjithçka dhjetë minuta nga fundi dhe e gjithë ndeshja përfundon në barazim. Fatmir Ahmeti Artan Bano i kënaqet lojës, por evidenton se nga ekipi do të ketë largime. Gjatë deklaratës së dhënë për gazetën në fund të ndeshjes, trajneri i skuadrës së Shkumbinit tha: "Jemi akoma në fazën e kolaudimit të skuadrës. Mendoj se do të ketë disa largime lojtarësh që nuk kanë bindur. Nga ana tjetër, futbollist­ët të cilët do të punojnë dhe do të përbëjnë bazën e ekipit të ri, duhet të punojnë më shumë për të gjetur formën fizike".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania