Panorama Sport (Albania)

Lushnja harron shijen e fitores

Besëlidhja i likuidon vendësit për 53 minuta, Fetaj dhe Dollani “vulosin” ndeshjen

- ALBAN ALUSHI

esëlidhja ka mundur 2-1 Lushnjën në një takim miqësor, të luajtur dje pasdite në stadiumin "Roza Haxhiu". Lezhjanët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, sidomos për nga lëvizshmër­ia, nga pikëpamja e pasimeve dhe qarkullimi i topit. Ata kaluan në avantazh në minutën e 31-të. Ka qenë një trajektore e bukur e Pashës nga e majta në zonën lushnjare, ku janë gjendur dy futbollist­ë të lirë, Dollani dhe Fetaj. Më pas, ka qenë Patrik Fetaj, i cili vetëm 34 metra përballë Bejtes ka goditur saktë me kokë duke shënuar për Besëlidhje­n. Në fillimet e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 9-të të saj, lezhjanët dyfishojnë shifrat me anë të Armand Dollanit. T.Kamara ka pasuar nga e djathta dhe në krahun tjetër Dollani e ka zotëruar shumë mirë topin e në depërtim e sipër, ka goditur në një pozicion të prirët, duke i dhënë sferës këndin e duhur për ta ndalur në rrjetë. Një gol mjeshtëror dhe Besëlidhja udhëheq 2-0. Lushnja nuk është aty ku duhet dhe për pasojë, rastet për shënim mungojnë. Por, në minutën e 82-të, në zhvillimet e një goditjeje dënimi, Mezini shfrytëzon mjaft mirë krosimin e Haxhiut dhe përcjell topin në rrjetë. Në fund lushnjarët mund të kishin barazuar me anë të Ademit dhe Mezinit,

që humbën secili nga një rast të pastër shënimi. Skuadra lezhjane shoqërohej nga presidenti Gjok Noka, i cili vazhdon të afrojë futbollist­ë te Besëlidhja, ndërkohë që Lushnja është një ekip që administro­het nga bashkia e qytetit dhe ka ngecur në merkato që prej tri javësh.

ILIR GJYLA

NDRIÇIM KASHAMI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania