Panorama Sport (Albania)

Goleadë me Erzenin, por Egnatia e mbyll me nëntë

Miqësorja, dy kartonë të kuq për rrogozhina­sit

- ERZENI: GJYQTARË: KARTONË TË KUQ:

Pas kthimit nga Pogradeci, ku zhvilloi disa ditë të fazës përgatitor­e, pasditen e djeshme Egnatia vendosi të masë forcat me Erzenin në një test miqësor, që përfundoi në shifrat 3-2 dhe ku ra në sy dalja me karton të kuq e dy lojtarëve të vendësve. Në këtë takim debutoi me fanellën e Egnatias edhe mesfushori i afruar pak ditë më parë, Karakaçi. PJESA E PARË - Gjatë 15 minutave të para nuk pati asnjë shkëndijë. Në minutën e 28-të, Egnatia gjen golin e parë të sfidës me anë të një penalltie, e cila ekzekutohe­t saktë në të majtë të portierit nga Dimo. Goli sjell më tepër saktësi në lojën e rrogozhina­sve, që më pas shpërdoroj­në pafund. Vetëm tri minuta nga fundi, në të 42-tën, Erzeni do të barazojë me anë të Kabirusë që shikon të pavendosur mirë prapavijën rrogozhina­se dhe i vetëm përballë Haremit shtyn topin drejt rrjetës. Një minutë më pas, është sërish Kabiru që shumë pranë shtyllës pingule godet jashtë.

PJESA E DYTË - Ky fraksion rifillon me ndërrime nga të dyja stafet. Tek Egnatia ka më tepër gjallëri në mesfushë, ndërsa Stojku vendos që pas çdo minute të aktivizojë lojtarë në çdo repart. Në të 51-tën, Erzeni do të befasojë vendësit me anë të Lajthisë, i cili ashtu si në golin e parë, gjen hapësira në krah, gjuan fort dhe gardiani Haremi s'e ndal dot. Pësimi i golit i bën më aktivë rrogozhina­sit që provojnë me Cankën, Dimon dhe Bazen të rrezikojnë, por shijakasit tregohen të vëmendshëm në ndërhyrje. Atë që s'e bëri më parë, Canka e realizon në të 60tën. Pas një kombinimi të nisur nga Rexhepi dhe Dimo, sulmueÇaus­haj Dimo 28' (p), Canka 60', 68' / Kabiru 42', Lajthia 51'

Haremi, Rexhepi, Ibrahimlla­ri, Broshka, Bakiasi, Meta, Korreshi, Baze, Dimo, Branica, Canka. ( Ajazi, Ruco, Karepi, Karakaçi, Tufa, Kazma, Gumeni, Gjuzi, Prroi). Trajner: V.Gjonaj

Vata, Vathi, M.Teqja, Bello, Melani, G.Lika, Gjoka, Dakavelli, Xhemalaj, Balliu, Kabiru. ( Mema, M. Mara, E. Troplini, Lajthia, Dragoshi, Bregu, Konxhi, E. Mara, Ger. Stojku). Trajner: G.Stojku O.Çela, M.Biti, V.Zeneli (Lushnje)

Rexhepi 62', Tufa 88'

si shikon daljen e portierit mik nga porta dhe godet me parabolë, duke barazuar në 2-2. Tek Erzeni nuk pajtohen me rezultatin dhe hidhen në sulm me Kabirunë dhe Dakavellin, por pa rezultat. Rrogozhina­sit duken më të gjallëruar në 20 minutat e fundit të lojës, kurse

shijakasit humbin pafund për shkak të aktivizime­ve të shumta që zbehën lojën në tërësi. Rikthimi pas dëmtimit duket se i ka sjellë fat sulmuesit Mikel Canka dhe i jep kohë për të shënuar edhe golin e dytë të tij personal në minutën e 68-të, për 3-2. Aldo Buzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania