Panorama Sport (Albania)

Nuk mjafton për Albpetroli­n, Orikumi e përmbys

- GOLAT: ORIKUMI: ALBPETROLI: KARTONË TË VERDHË: GJYQTARË:

Orikumi nuk di të ndalet në miqësore. Dje ka qenë radha e Albpetroli­t që ta pësojë nga të besuarit e Artan Sakajt. Edhe pse vendësit nuk e nisën mirë lojën, pas një gabimi në mbrojtje, u shoqërua me gola që në të 5-tën minutë, ditën që të mblidhnin forcat dhe përmbysnin rezultatin. Miqtë shfaqen kërkues që në start dhe F.Çaushaj nuk fal. Orikumi kishte shans që të barazonte me anë të Hoxhës e megjithatë, gjuajtja e tij nuk i krijon kurrfarë paniku portierit Biba. Edhe Kuqi insiston, por më kot, pasi patosarakë­t janë të pakalueshë­m në këtë fraksion. Pjesa e dytë nis me një gol të anuluar për Kongjonin, e megjithatë i njëjti lojtar arrin që të shënojë në të 77-ën minutë dhe çojë shifrat në baraspeshë. Përpjekjet e Orikumit nuk kanë të sosur dhe Llojaj me mjeshtëri "vjedh" një penallti, që kthehet në gol prej Azizajt. Ndeshja pati shumë interes edhe prej tifozëve, të cilët falë rezultatev­e të mira që është duke marrë ekipi, kanë nisur që të mbushin stadiumin. Pasi mbyllën me sukses këtë test, tashmë Orikumi është më shumë se gati për të rinisur sezonin. Dhe këtë të diel do të përballen me Elbasanin, për llogari të turit paraelimin­ator të Kupës së Shqipërisë. Skuadra nuk do të ketë kohë të pushojë pas miqësores së djeshme, ndaj që sot do të zbresë në fushë për t'u stërvitur. Olsen Llambro

Kongjoni 77', Azizaj 83'/ Çaushaj 5'

Halilaj, E. Hoxhaj, Kuqi, Kuci, Metaj, Qejvani, Gjinaj, Nurçe, Çaushaj, Dhrami, Gonzales; ( Muho, Livanaj, Er. Kapo, Skrapalliu, Kongjoni, G. Hoxhaj, Llojaj, Xhelili, Gjipali, Azizaj). Trajner: A. Sakaj

Biba, Xhaxho, Ed. Kapo, Naçi, Fasko, Mandia, Hasimeti, Prifti, Hatija,

F. Çaushaj, Kasa; (

Menga, Vraga, Nasto, Kropa, Meçaj, Muhameti, Lushkaj, Balla, Beshiraj). Trajner: E. Demiraj

D.Bovaj, G. Hoxhaj/ Kapo

K.Shenko, K.Qëndraj, J.Isufi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania