Panorama Sport (Albania)

Frika në mesfushë, Panuçi kthen Hykën dhe Kaçen

I beson "gardës së vjetër", trajneri bind edhe Mihajn, jashtë Llullaku e Abazaj

-

Jo më eksperimen­te! Të paktën, nga sa mësohet paraprakis­ht nga lista që do të publikohet të shtunën nga trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi, kuqezinjtë do të rikthehen që të luajnë me kontingjen­tin bazë. Gazeta "Panorama Sport", me një hulumtim pranë burimeve informativ­e greke mëson se trajneri i Kombëtares ka bindur edhe mbrojtësin Enea Mihaj të qëndrojë si pjesë e kuqezinjve. RIKTHIMET - Garda e vjetër në fushë. Për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, trajneri i përfaqësue­ses pritet që të rikthejë mesfushori­n qendror Ergys Kaçe, si dhe mesfushori­n anësor me tipare sulmuese, Jahmir Hyka. Ky i fundit, protagonis­t me gol në ndeshjen e kaluar të San Hoze Wrthkuejks. Pas konfirmimi­t të gazetës në lidhje me rikthimin e Migjen Bashës dhe Ledian Memushajt, dy futbollist­ë për të cilët nuk ka qenë nevoja e testeve dhe eksperimen­teve, mësohet se edhe Ergys Kaçe do të jetë i grumbullua­r për dy takimet e radhës. Tashmë një futbollist i huazuar te Panathinai­kos, Kaçe duket se e ka kaluar testin ndaj Maqedonisë dhe Spanjës, dy takime që i kanë mjaftuar Panuçit për të mësuar formën e tij.

BINDJA - Një lajm i mirë për Shqipërinë është se Panuçi ka bindur Enea Mihajn të mos braktisë kuqezinjtë. Disa kohë më parë, vetë lojtari njoftoi se ndihet grek dhe i lënë pas dore nga Shqipëria, kur ishte pjesë e U-21, mirëpo së fundmi, një hulumtim i gazetës në burimet e informacio­nit në Greqi ka mësuar se Mihaj do të jetë pjesë e Kombëtares A. Duke parë edhe pasiviteti­n e palës greke, qendërmbro­jtësi mund të shërbejë për të ardhmen e kuqezinjve. PA FTESË - Krejt i çuditshëm është vendimi për të mos bërë një ftesë për Azdren Llullakun. Një prej futbollist­ëve që është rikthyer me gol në Rumani dhe që e ka startuar punën me skuadrën thuajse i pari, për natyrë të kampionati­t, nuk është preferuar në këtë grumbullim nga trajneri. Një tjetër i lënë jashtë është edhe Kristal Abazaj, për të cilin mund të ketë një ftesë nga përfaqësue­sja U-21.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania