Panorama Sport (Albania)

ishel latini nal ë m shën e si mun të lar hesh n a eali

Ish%presidenti i &'FA%s nuk kupton transferim­in dhe del kundër "(A)"%it

-

Mishel Platini rikthehet që të flasë për median, duke prekur disa tema të nxehta të finales së Botërorit "Rusi 2018", ku në shënjestër ka vënë përdorimin e sistemit "VAR", për të cilin ka qenë gjithmonë kundër, por në të njëjtën kohë edhe mbi temën më të nxehtë të verës pas Kupës së Botës, transferim­in e Kristiano Ronaldos te "Juventusi i tij". Për ish- shefin e UEFA- s, kjo lëvizje e portugezit larg Realit të Madridit mund të fshehë një intrigë të madhe prapa, por që ai nuk arrin ta kuptojë. RONALDO-JUVENTUS - "Më është dukur shumë e çuditshme që një lojtar në moshën 33vjeçare, edhe pse quhet Kristiano Ronaldo, të largohet nga Reali i Madridit, për më shumë pasi ka fituar tre Liga Kampionesh radhazi dhe për të provuar një aventurë te re. Edhe mua, në moshën 32- vjeçare, më kërkuan shumë klube, por isha i lodhur nga futbolli dhe vendosa të tërhiqesha. Ronaldo nuk është dhe kjo duket qartë. Por, ajo që unë dua të kuptoj nga gjithë kjo lëvizje është: ka qenë Juventusi që e ka kontaktuar lojtarin apo ka qenë menaxheri i tij, Zhorzh Mendes që ka kontaktuar Juventusin? Gjithsesi, duke parë edhe shifrat që kanë lëvizur, nuk arrij kurrsesi që ta kuptoj këtë operacion".

POLEMIKAT E "VAR"- it

-

Francezi Mishel Platini ka dashur që të prekë edhe Botërorin, më konkretish­t duke hyrë në risinë e përdorimit të "VAR"- it, që sipas tij turbulloi mbi të gjitha finalen e Kupës së Botës, FrancëKroa­ci. "Më thoni pak, cila ishte drejtësia që vendosi teknologji­a në Botëror, sepse unë nuk e pashë. Ato video në shumicën e

rasteve ishin të sforcuara. Nuk solli drejtësi dhe këtë e konfirmoi finalja. ' VAR'- i u përdor dhe për mua, goli i parë francez, i ardhur pas akordimit të një goditjeje dënimi, si rrjedhojë e një faulli që nuk ekzistonte nga ana e kroatëve. Pastaj, në golin e dytë, ishte regjia që lajmëron arbitrin, i cili shndërrohe­t në një marionetë. Fundja, edhe në atë rast, ishte dhe nuk ishte prekje me dorë e kroatëve... Në shpejtësi reale, por edhe me moviolën 'normale', nuk duhej akorduar penallti, por me lenten e supermovio­lës, që e zgjat deri në 15 sekonda një episod 1sekondësh, atëherë po, arbitri sheh diçka dhe vërshëllen penalltinë. E gjithë Kroacia proteston për prekje të pavullnets­hme, ndërsa e gjithë Franca për prekje të vullnetshm­e. Sërish dy opinione të ndara... Ku është drejtësia e 'VAR'-it këtu?! Më vjen keq, por vramë arbitrimin, sepse edhe me teknologji­në, mbetet sërish çështje interpreti­mi", përfundoi Platini.

 ??  ?? Ronaldo duke ngritur Championsi­n e fituar sezonin e kaluar me Realin e Madridit
Ronaldo duke ngritur Championsi­n e fituar sezonin e kaluar me Realin e Madridit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania