Panorama Sport (Albania)

“Jemi stërvitur për t'i sulmuar, largimi i Strotman lë një boshllëk”

Milan- Roma, romanisti El Sharaui rikthehet si "ish"

-

Një orë në fushë në të parën e kampionati­t kundër Torinos. Vetëm pankinë për debutimin në "Olimpico" kundër Atalantës. Starti sezonal i El Sharauit ka dy fytyra, në pritje të "provës së tretë". Nesër, në fakt, Roma e tij do sfidojë Milanin në "San Siro" (ora 20:30). Për të 102 prezenca si kuqezi, katër sezone nga 2011ta në 2015-ën. Shumë, për të harruar e për ta konsiderua­r një ndeshje si të tjerat: "Edhe pse nuk e di ende nëse do luaj, është batuta e sulmuesit për mikrofonat e "Sky Sport", nga stërvitja e djeshme në "Trigoria". - Kemi provuar skema të ndryshme në stërvitje për të

gjetur mënyrën e duhur, me të cilën do sulmojmë 'Djallin'. Por, vendos trajneri se kush luan titullar".

REAGIM - Një ndeshje luksi, rasti më i mirë për t'u ringritur pas barazimit të arritur me vuajtje kundër Atalantës: "Kemi gabuar shumë në pjesën e parë . Kjo

favorizoi Atalantën. Aspekti pozitiv i asaj sfide është reagimi pas pushimit: prekëm edhe fitoren".

POLEMIKAT ME MONÇIN - Por në Romë nuk ka qenë një javë e lehtë, pavarësish­t nga barazimi 3-3 kundër Atalantës. Shitja e Strotman te Marseja, në fakt, ka

shkaktuar pakënaqësi­në e tifozëve dhe drejtori sportiv Monçi është rikthyer në qendër të polemikave: "Në fillim të vitit dëgjonim të njëjtat diskutime, më pas arritëm në gjysmëfina­let e Ligës së Kampionëve. Ishin larguar shumë lojtarë të fortë, këtë vit po ashtu. Kevin do jetë me siguri një mungesë e madhe, sepse ishte një figurë karizmatik­e brenda dhomave të zhveshjes. Por në krahun tjetër janë afruar lojtarë të rinj dhe me talent, mbi të cilët klubi ka dashur të investojë".

K.RONALDO - Objektivi është kualifikim­i në Champions, por Roma nuk vendos limite: "Nuk duhet të mendojmë shumë për Juventusin. Sigurisht, janë më të fortë se vitin e kaluar. CR7 pa gol pas 180'? Mbrojtjet italiane janë të vështira për t'u kaluar, megjithatë mendoj se ka qenë edhe i pafat. Jam i bindur se do zhbllokohe­t shumë shpejt".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania