Panorama Sport (Albania)

Kthesa e Interit, Spaleti zbardh planin

Naingolan do përdoret si numër “10” dhe Bolonja i sjell fat

- Përgatiti: LEDIO NASE

jeku e ka në kokë kurën. Pas një star ti aspak pozitiv (1 pikë në dy ndeshje), Interi nuk mund t'i lejojë më vetes hapa falsë, duke u nisur nga transferta e radhës kundër Bolonjës: një mundësi për të mos u humbur nga zikaltrit. Në stadiumin "Dall'Ara", Spaleti do ketë ndërkaq në dispozicio­n lojtarin që kërkoi më me ngulm nga merkato e që po pret më shumë, pasi nuk e pati në gatishmëri për thuajse gjithë fazën përgatitor­e: Raxha Naingolan.

LIDER - Mesfushori belg mund të ndezë "shkëndijën" që i ka munguar Interit deri tani: "Ninxha" është një lider i aftë të karikojë skuadrën e ta ndihmojë në momentet e vështirësi­së, që deri tani u kanë kushtuar zikaltërve 5 pikë në këto dy ndeshje. Mund të konsideroh­et edhe një "hajmali", nisur nga fakti që nuk ka humbur asnjë ndeshje kundër Bolonjës: shtatë përballje dhe bilanci flet për 4 fitore (3 me Romën dhe 1 me Kaljarin) dhe 3 barazime (1 me Kaljarin e 2 me Romën). Dhe nuk mbaron me kaq: ndaj kuqebluve "Ninxha" ka gjetur edhe golin e tij të parë në Serinë A, në kampionati­n 2010-'11.

SI ME XHEKON - Si fantazist, Naingolan ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë në nivel realizimes­h kampionati­n 2016-'17. Në stol, atëherë te Roma, ishte pikërisht Luçiano Spaleti, që e përshtati me rolin e ri në skemën e tij "tradiciona­le" 4-2-3-1. Një zgjedhje që zgjidhi

nevojat e skuadrës, për dy arsye: Romës i mungonte një lojtar që mbulonte atë rol e, mbi të gjitha, duhej gjetur "ilaçi" për mungesën e golave të Xhekos. Rezultati: 29 gola së bashku, belgu (14) dhe boshnjaku. Raxha arriti të japë maksimumin me aftësitë e tij të spikatura prej

inkursioni­sti. Pra, premisat për të shtuar humorin e Spaletit dhe ky i fundit të aktivizojë fantazisti­n "e tij" si titullar, janë të gjitha. Duke konsiderua­r rezultatin e dy ndeshjeve të para, duket e pamundur që trajneri të heqë sërish dorë nga belgu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania