Panorama Sport (Albania)

"Spaleti të mos shmanget më, e ka detyrim të jetë anti-Juvja"

-

"Inter-Torino? Po, e pashë". Pra? "Pra, Spaleti mund të thotë, të mendojë e të shmanget sa të dojë, por Interi duhet dhe nënvizoj, duhet të jetë anti-Juvja". Hulio Rikardo Kruz është personi i duhur për t'u dëgjuar përpara Bolonja-Inter: është ende i lidhur me të dyja skuadrat, me familjen Morati po ashtu si me kuqeblutë, sepse "në Bolonjë kam ende bankën dhe këshilltar­in... Dhe një herë në vit shkoj, duke kaluar nga Milano". Jeton në Buenos Aires dhe ai, një jetë bomber, dy këshilla di t'i japë. Ishi i dyfishtë i sfidës, ku nga zikaltrit pritet kthesa, ka thënë fjalën e tij, në një intervistë për "La Gazzetta dello Sport". Kruz, rinisemi nga Inter-Torino.

E pashpjegue­shme. Përfshi gabimet individual­e. E pashë nga fillimi deri në fund: në fillim fluturonin, më pas u fikën. Si është e mundur, pas një starti kaq të vrullshëm dhe të sigurt, të përgjumesh në atë mënyrë ?!"

Forma atletike. Torino. Mungesa e... Modriç.

Ah, mirë. Modriç është i një tjetër kategorie. Në qendër të mesfushës zikaltër do mund t'i siguronte Spaletit atë që Ronaldo do t'i sigurojë Juves: volum. Do më pëlqente të shihja Lukën në zemër të formacioni­t: Interi do ishte një skuadër konkurrues­e me njëqind për qind.

Po tani, në çfarë lartësie është: tetëdhjetë, nëntëdhjet­ë, shtatëdhje­të?

Nuk mund ta di unë. Ajo që them me siguri është se, nëse dëshiron të fitosh titullin, ndeshje të tilla duhen fituar. Pashë një Torino të fortë, të jetë e qartë, por merrni Napolin e vitit të kaluar apo të dy viteve më parë: nuk fitonte ndeshje që s'duheshin diskutuar, kampionati­n e kaluar doli me fitore nga "Allianz Stadium", por prej pikëve të humbura me më pak të mëdhatë u rendit i dyti.

Ndershmëri­sht, mendoni se Interi është anti-Juvja apo që duhet të jetë pa kushte?

Të dyja. Kur isha tek Interi pikësynimi ishte ky: derbi quhej InterJuve. Vërtet është edhe Milani, por rivali është Juventusi. Këto sinjale janë të rëndësishm­e. Interi duhet të jetë anti-Juvja, përsëris, dhe Spaleti mund të mendojë çfarë të dojë, por koncepti mbi të cilin duhet punuar është ky. Edhe pse është koha që Interi duhet t'i rikthehet luftës në maja. Nuk ndodh praktikish­t prej tetë vitesh. Për të shtunën mund të rikthehet Naingolan, ndërsa nga Bolonja mbetet jashtë bashkëkomb­ësi juaj, Palasio.

Më vjen keq për Bolonjën e për Rodrigon që ka qenë edhe interist e për të cilin miqtë e mi bolonjezë flasin shumë mirë. Shpresojmë te Destro. Për sa i përket Naingolani­t, çfarë të thuash: mund të jetë ndërlidhës­i i duhur mes dy reparteve, përveçse një luftëtar i palodhur.

Lautaro Martinez po has vështirësi: e kuptueshme, është ende një djalosh në një botë të re.

Lautaro që kam parë në Argjentinë është një lojtar shumë i fortë. Vrastar, i sigurt. Por, është e qartë që po paguan kalimin nga futbolli amerikano-jugor tek ai italian. Pa dyshim. Edhe ju dukeshit si i zbritur nga Marsi gjatë vitit tuaj të parë te Bolonja.

E pata të ndërlikuar. Skuadra shkonte djathtas e unë majtas, tërhiqej, ndërsa unë zhdukesha në krahun e kundërt. E pranoj, për këtë kam diskutuar edhe me miqtë e mi. Për fat kam pasur Guidolinin, që më ka mësuar shumë nga futbolli italian. Edhe në momentet e vështira më mbështeste, më stërviste, bënte të pamundurën që unë të kuptoja. E të mendosh që unë vija nga Fejnordi, pra, jo nga Argjentina, por ishte një tjetër tip futbolli. Më bëri të humbisja menjëherë dhjetë kilogramë, edhe pse nuk mendoj se është ky problemi i Lautaros. Megjithatë, duke e parë të luajë në Argjentinë, shpresoj vërtet që të gjejë te Spaleti atë që gjeta unë te Guidolin.

Në Bolonjë, ndërkaq, vuajnë për gola.

Mund t'u prezantoj djalin tim: Huan Manuel, 18 vjeç, sulmues i parë dhe i dytë si unë, është thirrur që tani në skuadrën e parë të Banfilld, klubi ku kemi nisur karrierën unë dhe Havier Zaneti. Është i talentuar, më ngjason edhe fizikisht, lëviz gjithandej. Dhe shënon. Po Pipo Inzagin si trajner, si e shihni?

Më vjen shumë mirë që është rikthyer në Serinë A. Pipo jeton për rezultatin siç jetonte për golat. Fushën e njeh mirë, është "shtëpia" e tij.

Interi e Bolonja kanë nga një pikë. Kush humbet, e ka punën keq.

Do më pëlqente barazimi, për nga afeksioni që kam për të dyja. Po për asnjërën nuk bën punë...

Le të themi që i bën më pak Interit.

Pyetje "argjentina­se": pavarësish­t gjithçkaje, Mesi është ende më i fortë se CR7?

Është gjithmonë ai më i forti. Edhe tjetri e di.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania