Panorama Sport (Albania)

Roje në dhomë dhe asnjë foto, Salah i vë kushte Egjiptit

-

Nuk ka fund polemika mes sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah dhe federatës së futbollit në Egjipt. Mes replikave në rrjetet sociale dhe letrave të avokatit të tij duket se situata është në një pikë ku palët mund të krisen përfundimi­sht. Sipas asaj që raporton "The Sun", menaxheri i lojtarit ka përpiluar një listë me kërkesa, të cilat duhet të kënaqin lojtarin në mënyrë që ai të luajë i qetë dhe të bëjë detyrën në fushën e lojës. Nëse këto kushte nuk do të plotësohen, ai mund të ngrijë marrëdhëni­en me drejtuesit aktualë të federatës. Salah pretendon se është gjendur në situata të çuditshme në grumbullim­in përpara Botërorit dhe ato e kanë shqetësuar që të gjente formën optimale për këtë kompeticio­n. Salah është një nga lojtarët më të dashur të Egjiptit dhe për tifozët, të cilët nuk po e përjetojnë mirë krisjen mes palëve. Më poshtë janë kërkesat që Salah nëpërmjet agjentit të tij i ka vënë federatës dhe kërkon që ata t'i marrin parasysh: * Federata duhet t'i ndalojë të gjithë personat që të futen në hotelin e Egjiptit për t'i kërkuar autografe, foto dhe të qëndrojnë deri në stërvitjen e skuadrës.

* Salah të jetë i shoqëruar gjithmonë nga dy truproja, të cilët duhet të qëndrojnë jashtë dhomës së tij të hotelit gjatë gjithë kohës dhe një tjetër roje sigurie në ashensorin që ai do të përdorë për t'u ngjitur dhe për të zbritur.

* Të gjitha telefonata­t në dhomën e Salahut të jenë të bllokuara dhe ai të mos ketë asnjë kontakt me persona të tjerë gjatë grumbullim­eve në kombëtare.

* Salahut të mos i kërkohet që të jetë i gatshëm për evente publicitar­e, intervista, takime me tifozët dhe evente të tjera të lidhura me sponsorët.

* Salah duhet të transporto­het direkt me avionin e federatës nga hoteli drejt aeroportit në mënyrë më diskrete të mundshme. * Asnjë punonjës i federatës egjiptiane nuk mund t'i kërkojë Salahut autografe dhe foto.

* Imazhi i Salahut nuk duhet të përdoret nga asnjë sponsor i federatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania