Panorama Sport (Albania)

Reali dërgon “spiunë” për Sterling

Emisarë të ekipit “galaktik” në ndeshjen Angli- Spanjë, e përzgjodhi Perezi

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

erkato e dështuar për të afruar një lojtar të madh në Madrid ka bërë që drejtuesit e Realit të mendojnë për vitin e ardhshëm. Dhe emri "galaktik" këtë herë është pjesë e Mançester Sitit. Bëhet fjalë për sulmuesin Rahim Sterling, i cili edhe më parë ka qenë në orbitën e madrilenëv­e. Sipas "Sky Sport", Florentino Perez ka zgjuar sërish interesimi­n për lojtarin e "qytetarëve". Kampionët e Europës do të monitorojn­ë nga afër formën e 23vjeçarit dhe mendohet se do të ketë "spiunë" në "Uembli" në ndeshjen mes Anglisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve në datën 8 shtator. Sterlingut i kanë mbetur edhe 2 vite kontratë dhe pavarësish­t se po bisedon me Sitin për ta rinovuar atë, gjithçka ka ngecur dhe nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Dhe Reali ka shpresa që sulmuesi anglez të mos e rinovojë kontratën, duke parë që të gjithë të tjerët, De Bryjne, Fernandinj­o, David Silva dhe Otamendi kanë firmosur për të vazhduar qëndrimin në Mançester. Por duket se interesimi i Realit për të është i fortë dhe Florentino Perez kërkon të korrigjojn­ë gabimin që bëri në këtë merkato, duke shitur yllin e skuadrës Kristiano Ronaldo, por pa afruar asnjë tjetër me peshën që kishte portugezi. Nejmar, Mbape, Kejn, Ikardi, Hazard dhe të tjerë ishin emra, të cilët madrilenët nuk arritën t'i transferon­in dot dhe drejtuesit tani kanë gati një tjetër plan për të përmirësua­r skuadrën e Realit.

I PAKËNAQUR- Sulmuesi 23- vjeçar i "Tre Luanëve" nuk është shumë i

kënaqur me pagën aktuale, pasi përfiton sa gjysma e De Bryjnes. Belgu firmosi për 6 vite të tjera me Sitin dhe do të marrë 350 mijë paund në javë, ndërsa Sterling tani përfiton 175 mijë paund. Kjo gjë ka bërë që ai të mendojë seriozisht të nisë një aventurë të

re dhe Reali do të ishte skuadra e duhur. Vitin e kaluar me Sitin ai kaloi një nga sezonet më të mira të karrierës, duke shënuar 23 gola në 46 ndeshje dhe Siti fitoi kampionati­n anglez me 100 pikë. Sigurisht që kontribut të madh pati edhe Sterling.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania