Panorama Sport (Albania)

Mena4heri 2irho10 Të bë/më pa3e me ti1ozët

-

Oliver Birhof ka qenë i të njëjtit mendim me trajnerin Lëv, përsa i përket të ardhmes së skuadrës kombëtare. Për ish-lojtarin e "Pancerave" e rëndësishm­e është të fitojë besimin e tifozëve, të cilët janë shumë të zhgënjyer nga performanc­a e skuadrës në Botërorin e Rusisë. Për rëndësinë e të qenurit lojtar i kombëtares...

"Të luash për vendin tënd është diçka shumë e veçantë, lojtarët janë i të njëjtit mendim me mua, kemi folur gjatë me disa dhe të gjithë duhet të kuptojmë rëndësinë që ka kjo fanellë. Në Rusi shumë gjëra nuk shkuan ashtu siç e kishim menduar. Por, pasi analizuam me kujdes së bashku me trajnerin Lëv çdo detaj, mendoj që do të ringrihemi shpejt". Për afrimiteti­n me tifozët... "Kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore para Botërorit ku bileta kushtonte vetëm 5 euro. Më pas, gjatë grumbullim­eve kemi dhënë autografe për tifozët mbas çdo seance stërvitore, kjo për të pasur sa më pranë tifozët, të cilët i kuptoj nëse janë zemëruar me ne. Do të bëjmë maksimumin që marrëdhëni­a me ta të jetë si në të kaluarën". Për Mesut Ozil...

"Kam kaluar nëntë vite të mrekullues­hme me Ozilin në kombëtare. Ai është një lojtar shumë i mirë, që ka kontribuar në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2014. E gjithë kjo situatë që u krijua dhe largimi i tij nga skuadra na ka dhembur shumë, na vjen keq që gjërat shkuan kështu. Akuzat për racizëm duhet të tërhiqen. Ai ka qenë një lojtar i kombëtares dhe këtu në kontekstin e ngjarjes nuk kemi të bëjmë me racizëm. Kam biseduar me shumë njerëz dhe e veçanta është se shumë prej tyre kanë mendime të ndryshme nga njëri-tjetri në lidhje me këtë temë, pra situata nuk ka qenë shumë e qartë për askënd".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania