Panorama Sport (Albania)

Champions ngre siparin, Interi rrezikon në start

AEK-u është përralla e turneut, Sal burgu vuan tabunë

- Përgatiti JETON STAMOLLA

Nata e djeshme i ka dhënë fund pritjes dhe tashmë Liga e Kampioneve njeh 32 skuadrat e kualifikua­ra zyrtarisht, të cilat sot pasdite, në orën 18F00, direkt nga Montekarlo, do të njohin rivalet e tyre në 8 grupet respektive. Dje në mbrëmje janë kualifikua­r edhe tri skuadrat e fundit, ku Benfika ka mundur 4- 1 PAOK- un, PSV- ja ka likuiduar BATE Borisovin 3-0, ndërsa Salcburgu dënohet për të 11-in vit radhazi pa marrë pjesë, si rrjedhojë e golave në transfertë, pas barazimit 2-2 kundër serbëve të Crvena Avezdës Bndeshja e parë, barazim 0-0C. Në këtë mënyrë janë plotësuar të 32 skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin 2018-2019, të cilat do të ndahen në katër vazo. Pa dyshim që duke parë edhe ndarjen e vazove, grupet e ferrit nuk do të mungojnë, por ato që duken më të rrezikuari­t ndër klubet e mëdha janë finalistët e sezonit të kaluar, Liverpuli, prezent në vazon e tretë dhe italianët e Interit, të rikthyer pas 7 vitesh në këtë turne Bnë vazon 4C. Nëse në vazot 1 dhe 2 zikaltrit mund të shmangin >uven dhe Napolin, ato rrezikojnë të gjitha ekipet e mëdha spanjolle si Barcelona e RealiG ato angleze si Siti në vazon e parë, >unajtid në të dytën e Liverpul në të tretën, por edhe gjermanët e Bajernit në të parën apo edhe PSG-në e Nejmarit, gjithashtu në vazon e parë. Gjithsesi, edhe për pretendete­t e vazos 1 mund të ketë grupe ferri, por duke kujtuar se skuadra nga i njëjti vend nuk mund të përplasen mes tyre.

MREKULLIA AEK - Në pritje të shortit, në këtë eliminator­e, ajo që ka përjetuar një përrallë të vërtetë ka qenë klubi grek i AEK-ut. Ai u kualifikua të martën, përballë hun-

garezëve të MOL Vidit, duke bërë një hap gjigant, teksa kujtojmë se vetëm 5 vite më parë ata falimentua­n, përfunduan në kategorinë e tretë, por u ringjallën, duke u rikthyer edhe në Champions pas 12 viteve mungesë.

TABUJA SAL BURG - Por, ndërsa AEK-u feston, për Salcburgun tabuja vazhdon. Edhe sivjet, për të 11-in vit radhazi,

austriakët janë të mallkuar, sepse vijnë deri te @play-off@-et e Ligës së Kampioneve, por nuk arrijnë të kapin grupet. Diçka e tillë është përsëritur në vitin 2006, 2007, 2009, 2010 dhe mbi të gjitha në 2012-ën, ku u eliminuan respektivi­sht nga Valencia, Shahtjori, Makabi Haifa, Hapoel Tel Avivi dhe luksemburg­asit e Dudelanzh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania