Panorama Sport (Albania)

Policia, Idrizi kundër Takajt dhe Gjicit: Të pastrojmë arbitrat me xhepat plot

“Xhufo gënjen për rrogat, nuk ishte ilegal në Vlorë”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi nuk pref eron që t'i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Viktor Xhufos. Ky i fundit hodhi shumë akuza ndaj klubit vlonjat, megjithatë administra­tori hedh poshtë gjithçka rreth rrogave të padhëna dhe historisë së vizës së munguar. "Kur ai (trajneri Duro) iku nga Flamurtari, nuk paguhesha më, isha i dëmtuar dhe nuk kurohesha, askush nuk më dilte në krah dhe nuk kisha as vizë. Kam luajtur një vit pa vizë, si është e mundur të ndodhë kjo?". Pikërisht nga kjo e fundit e nisi prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" numri një i klubit: "Si nuk kishte vizë Xhufo, se po më habisni?! Domethënë paska qenë ilegal". I bindur në korrektësi­në e tij, administra­tori tha se është i gatshëm që të vendosë në dispozicio­n çdo dokument në lidhje me lojtarin në fjalë.

SABOTAZHI - Idrizi e vlerëson Xhufon si xhentëlmen në fushë, ndërsa beson se nuk e ka seriozisht kur shprehet se në Shqipëri nuk jetohet. Administra­tori i vlonjatëve deklaron se intervista e Xhufos është dhënë disa muaj më parë, por publikohet tani, për t'i prishur punë Flamurtari­t në merkato. "Nuk kam kohë të merrem me këto gjëra. Çfarë janë këto histori? Ka një muaj intervista që është dhënë nga lojtari, por publikohet dy ditë para mbylljes së merkatos për të na prishur punë dhe për të dëmtuar Flamurtari­n. Unë jam i gatshëm t'iu vendos që nesër në dispozicio­n të gjitha listëpages­at e Xhufos, pagesat në Tatime, veprimet në Zyrën e Punës. Ejani nesër merrni listë- pagesat. Xhufo ishte djalë i mirë dhe xhentëlmen në fushë. I uroj suksese aty ku është. Jam i sigurt se nuk e ka seriozisht kur thotë se Shqipëria është një vend ku nuk jetohet", saktësoi Idrizi.

KALE - Çështja "Kale" shkon në FIFA. Institucio­ni më i rëndësishë­m i futbollit ndërkombët­ar do të vendosë përfundimi­sht nëse Elton Kale do të jetë lojtar i Flamurtari­t apo i Kukësit. Dje, Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF ka vendosur që këtë çështje ta dërgojë në FIFA, me argumentin se kërkon një hetim më të specializu­ar në drejtim të firmave që janë hedhur në kontratë. Dërgimin e çështjes në FIFA e konfirmoi dje

për gazetën edhe administra­tori, i cili tha: "Çështja e Kales është dërguar në FIFA nga Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktev­e. Aty do të vendoset gjithçka. Të shikojmë çfarë do të ndodhë, për hajër na qoftë". Kujtojmë se Elton Kale ka firmosur një kontratë me Flamurtari­n. Por lojtari nuk mund të federohet derisa të shprehet FIFA. Kukësi pretendon se është lojtar i tij dhe se ka një kontratë. Vetë braziliani pretendon se kontrata i ka përfunduar dhe akuzon Kukësin për falsifikim të dokumentev­e dhe firmës, por edhe për disa paga të padhëna.

BOJKOTI - Sinan Idrizi është kundër Safet Gjicit dhe Ardjan Takajt për bojkotin e kampionati­t. Ai nuk mendon si homologët e tij për rikthimin e policisë në stadiume. Për gazetën, administra­tori

mendon se gjithçka duhet të zgjidhet me mirëkuptim dhe do të ishte gati që të bojkotohej Superiorja, për vetëm për arbitrat dhe trukimet. "Nuk duhet ta mbështesim bojkotin për këtë çështje. Kemi shumë gjëra për të protestuar. Nëse doni bojkot, le të bojkotojmë për vendimet e arbitrave që vijnë me xhepa plot, të bojkotojmë për shitjet e ndeshjeve dhe informalit­etin në futboll. Nuk e mbështes bojkotin, pasi këtë çështje duhet ta zgjidhim përmes dialogut. Nuk mbahet me polici çdo gjë në stadium. Patjetër që kjo formë është shpenzim për klubet, por vendosni ligjin siç bënë anglezët, vendosni kamerat dhe të evidentojm­ë ata që prodhojnë dhunë në stadium. Zgjidhje tjetër nuk ka", përfundoi numri një i klubit kuqezi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania