Panorama Sport (Albania)

Vllaznia ul pagat, qëndron vetëm Sherri

Tafili: Do takohemi sërish për të gjetur akordin

- ADMIR URUÇI

Vjen takimi i shumëpritu­r mes titullarëv­e dhe drejtuesve të klubit. Pikërisht dje, administra­tori Suad Lici ka thirrur në zyrë që të gjithë lojtarët që mbyllën sezonin e shkuar. Burime të sigurta për gazetën njoftojnë se shkodranët janë ulur me radhë në tavolinë për të diskutuar rishikimin e kontratave. Takimet nisën me kapitenin Gilman Lika dhe kanë vazhduar me Alsid Tafilin, Olsi Gocajn, Ardit Krymin, Florind Bardullën, Erind Selimajn, Antonio Markun, Alen Sherrin apo Erdenis Gurishtën. Kërkesa e klubit ka qenë e njëjtë për të gjithë, përgjysmim page. Në ndryshim nga edicioni i fundit, kur skuadra ra nga kategoria, Vllaznia ka vendosur që pagat të jenë afro 50 për qind më të ulëta. Jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga ky propozim, e për këtë motiv nuk ka pasur as akord. Megjithatë, mes 9 emrave të përmendur më sipër mund të konfirmohe­t zyrtarisht si lojtari i shkodranëv­e, portieri Sherri, i cili ka gjetur akordin për dy vitet e ardhshme. Shumë pranë është edhe Gurishta, megjithatë ende nuk mund të flasim për marrëveshj­e defini- tive. Pjesa tjetër nuk ka thënë "po", ndaj në mungesë të një akordi, kanë lënë një tjetër takim, me shpresën që të ketë ndonjë rritje edhe në rrogë. Ndoshta dita e sotme do të jetë përcaktues­e për të diskutuar detajet e fundit të kontratës. Dhe duhet thënë që më shumë nuk mund të zgjatet, merkatoja po shkon drejt mbylljes dhe nga ana tjetër trajneri Hasan Lika do që ta dijë me siguri nëse do i ketë apo jo në planet e ekipit këta futbollist­ë. KONFIRMIMI

Alsid Tafili konfirmon se ende nuk është gjetur akordi final

me drejtuesit e klubit. Në një bisedë për "Panorama Sport", mesfushori shkodran evidenton se ekziston vullneti për një marrëveshj­e, që ndoshta mund të arrihet në takimin e radhës. "Ende nuk kemi gjetur akordin me drejtuesit e klubit, konkretish­t administra­torin Lici. Do të kemi serish bisedime për këtë gjë. Po shikojmë të dyja palët që të gjejmë gjuhën e përbashkët", theksoi Tafili, i cili foli në emër të pjesës dërrmuese të futbollist­ëve. Se si do të shkojë kjo çështje, mendohet që vetëm sot ose maksimumin nesër, të marrë një përgjigje konkrete.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania