Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi mbetet në elitën turke, Grezda peng i kroatëve

avraj në fazën e fundit me Aris, diskutohet diferen a e pagës me klubin grek

-

Tashmë nuk ka më dyshime. Sokol Cikalleshi do të jetë pjesë e Superligës turke edhe për sezonin e ri, pasi edicionin e kaluar u rrëzua me skuadrën e Osmanlispo­rit. Siç ishte lajmëruar edhe një ditë më parë nga mediat turke, sulmuesi i Kombëtares ka firmosur dje për skuadrën e Goztepes, ku për një sezon do të jetë në huazim. Ky ishte vendim i skuadrës së Osmanlispo­rit, që nuk pranoi të shiste kartonin e shqiptarit, duke qenë se e mendojnë si një element të rëndësishë­m për të ardhmen. Skuadra e rrëzuar në Kategorinë e Dytë ka investuar te sulmuesi dhe ka shprehur sërish besimin tek ai, duke mos e penguar të luajë në Superligë, por as duke hequr dorë përfundimi­sht prej tij. Cikalleshi shënoi 8 gola në 29 ndeshje gjatë sezonit të kaluar dhe tashmë te Goztepe kanë shpresa të mëdha për kavajasin, për të qenë një pikë referimi në sulmin e tyre.

MËRGIM MAVRAJ - Situata e mbrojtësit të Kombëtares po shkon drejt zyrtarizmi­t. Nga sa bëhet me dije në mediat greke, Aris është bindur krejtësish­t për aftësitë dhe eksperienc­ën e tij dhe çështja ka mbetur te... paga. Nga sa bëhet me dije, palët kanë nisur të diskutojnë Sokol Cikalleshi prezantohe­t te skuadra e Goztepes

mbi diferencat që ekzistojnë nga kërkesa e lojtarit dhe asaj që ofron ekipi grek për pagesë vjetore. Basha mësohet të ketë qenë një pikë e rëndësishm­e kontakti dhe bindëse për të dyja palët, që ky transferim të përfundojë me firmë në kontratë. Për Mavrajn do të ishte një tjetër kampionat, ku do të shfaqë aftësitë dhe eksperienc­ën e tij disavjeçar­e në kampionate­t elitare europiane.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania