Panorama Sport (Albania)

Progni te Teuta, zbardhen prapaskena­t te Partizani

“Alergji” nga e djathta, “demat” ekstremish­t majtas në merkato

- DRILON XHEPOLLARI

Gerhard Progni do të jetë largimi i radhës nga Partizani dhe përforcimi i fundit i Teutës në merkaton e verës. Duket si një lëvizje e befasishme dhe e papritur, por kjo zhvendosje e lojtarit pritet që të zyrtarizoh­et sot. Mund të duket e çuditshme për dashamirës­it e kuq, pasi Partizani po vuan në fazën sulmuese dhe në fund të merkatos gjen kurajën të largojë edhe golashënue­sin më të mirë të edicionit të fundit, ku Progni shënoi 8 gola, madje njërin prej tyre ia realizoi ish-skuadrës nga erdhi në qershor të 2017ës, Teutës, në sfidën e 4 marsit. Dy ndeshjet e para të këtij edicioni dhanë sinjalin se Progni nuk do ta kishte statusin e të pazëvendës­ueshmit, ndaj palët kanë pranuar paktin që lojtari të gjejë një klub tjetër. Partizani i këtij sezoni ka vendosur të bazohet te lojtarët me moshë të re dhe promovimi i tyre, ndaj largimi i Prognit lidhet edhe me këtë fakt. Pra, më shumë se dëshirë e lojtarit, largimi nga Partizani shikohet si një politikë e vetë drejtuesve të klubit ndaj Prognit që nxorën jashtë planeve.

SI NDRYSHON TEUTAMe afrimin e Gerhard Prognit, Teuta blindon repartin e sulmit. Tani trajneri Bledi Shkëmbi ka një zgjedhje më shumë dhe për më tepër ka në dispozicio­n një lojtar që e njeh mjaft mirë, pasi dikur kanë qenë shokë skuadre te Skënderbeu, ku kanë fituar trofe të rëndësishë­m. Me afrimin e tij, korçari ka më shumë alternativ­a në sulm, pasi Progni, përveçse mund të luajë në krahun e djathtë, mund të aktivizohe­t edhe në majën e sulmit si te Partizani. Teuta ka Latif si sulmuesin kryesor, por afrimi i tij rrit më tepër konkurrenc­ën dhe ofron më shumë opsione për stafin teknik. Në dy ndeshjet e para "djemtë e detit"

kanë hasur probleme në majën e sulmit dhe ndoshta Progni mund të jetë zgjidhja e tyre. Afrimi i tij ka entuziazmu­ar së tepërmi tifozët durrsakë, teksa me këtë "goditje", Teuta konfirmon se në këtë sezon edhe titulli nuk është i pamundur, edhe pse jemi vetëm në javën e

tretë të kampionati­t dhe gara është e gjatë dhe me të papritura. 31-vjeçari vendosi të rikthehet në Durrës, aty ku ka kaluar gjashtë muaj mjaft të mirë në karrierën e tij dhe fakti që do të punojë me Shkëmbin dhe do të këtë shok skuadre lojtarë si: Osmani, Bicaj apo Hidi, bëri që ai ta pranonte menjëherë propozimin e bregdetarë­ve. Me afrimin e tij, Shkëmbi mund të luajë sërish me të njëjtën skemë 4-2-3-1, por Traore rrezikon të humbasë vendin e titullarit. Gjithsesi, është trajneri ai që do të vendosë se kush luan dhe këtë do ta tregojë fusha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania