Panorama Sport (Albania)

Kukësi-Tirana, Smajli: Cungu rrezikon

Analiza e kryendeshj­es nga mbrojtësi lezhjan që i ka veshur të dyja fanellat

- SKERDILAID SULOZEQI

Dy javë pa tore dhe dy skuadra që do të luftojnë për titullin. Njëra prej tyre, prej investimev­e dhe trumbetimi­t si nënkampion­ia e sezonit të fundit, dhe tjetra prej historisë legjendare dhe emrit të madh që ka. Kukësi dhe Tirana do të...

Kukësi afroi në merkaton e verës një nga lojtarët më të dalluar të Superiores, mesfushori­n e Teutës, Arbër Cyrbja, i cili i ka kushtuar rreth 100 mijë euro presidenti­t Gjici. Kukësi ndeshet ndaj Tiranës e 3 pikët janë objektivi kryesor për të. Në një intervistë për "Panorama Sport", 24vjeçari kërkon fitoren e parë me Kukësin dhe pret që të arrijë objektiva të mëdha me nënkampion­ët. Çyrbja tregon diferencën ndërmjet Kukësit.

Fitorja ndaj Tiranës, a i risjell qetësinë?

Nuk arritëm dot të fitonim në dy ndeshjet e para, por besoj se kemi mësuar nga disa gjëra të bëra jo mirë ndaj Laçit dhe Flamurtari­t, ndaj tani jemi gati për të marrë fitoren e parë. Patjetër që presim tri pikët, të cilat do të na sjellin dhe qetësinë. Kemi mundësi për më shumë e jam i bindur që do e shfaqim lojën tonë në fushë, duke parë punën e mirë që bëjmë në stërvitje. Ne dhe Tirana jemi me nga një pikë dhe do kërkojmë të dyja tri pikët, por besoj shumë që do dalim ne me fitore.

Kukësi a i druhet Tiranës?

Kemi respekt për Tiranën, ashtu siç kemi respekt për të gjitha ekipet e tjera që ndeshemi. Të gjitha ekipet janë të forta e luftojnë fort për objektivat e tyre, e njëjta gjë vlen për Tiranë dhe për ne. Nuk i druhemi Tiranës apo ndonjë kundërshta­ri tjetër të veçantë. Shikojmë punën tonë dhe kemi detyrim të marrim pikët për të arritur objektivin kryesor, titullin kampion.

A ka diferenca Teuta me Kukësin?

Diferenca nga Teuta te Kukësi është se këtu, në çdo ndeshje, hyn për tri pikët dhe objektivi kryesor çdo vit është fitimi i titullit kampion. Secila ka specifikat e veta dhe mënyrën e vet të të luajturit, por natyrisht Kukësi është një ndër dy klubet më të forta në Shqipëri dhe këtë e ka treguar në këto 6 vitet e fundit.

A jeni përshtatur plotësisht me Kukësin?

E di që te Kukësi presin shumë nga unë. Akoma nuk jam adoptuar plotësisht, pasi kam pak kohë te Kukësi dhe shokëve të ekipit do t'u duhet pak kohë të mësojnë lojën time, siç do

më duhet dhe mua pak kohë të njoh lojën e tyre. Tani është vetëm fillimi, unë kam besim te vetja dhe te shokët e ekipit e lojërat e mia të mira do vijnë shpejt, pavarësish­t se në të gjitha ndeshjet që jam aktivizuar kam bërë maksimumin.

 ??  ??
 ??  ?? Simon Rrumbullak­u do të jetë një mungesë e madhe e Kukësit në sfidën ndaj Tiranës. Mbrojtësi i majtë ka pësuar një çarje prej katër qepjesh në gjurin e majtë.
Simon Rrumbullak­u do të jetë një mungesë e madhe e Kukësit në sfidën ndaj Tiranës. Mbrojtësi i majtë ka pësuar një çarje prej katër qepjesh në gjurin e majtë.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania